Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

5,7 milionë euro për zgjerimin e Qendrës Nacionale të Xhudos

Qendra Nacionale e Xhudos

Të mëkurën është vendosur gurthemeli për Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë, përkatësisht për palestrën e re dhe objektin multifunksional në kuadër të kësaj Qendre.

Për këtë projekt janë ndarë 5,7 milionë euro nga buxheti i shtetit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Qendra Nacionale është hapur disa vjet më parë, por tani kompletohet dhe zgjerohet me objekte të tjera përcjellëse.

"Në shtator të vitit 2022 lansuam projektin 'Kosova -  Shtet i Xhudos', ndërsa sot po vazhdojmë këtë rrugëtim me vendosjen e gurthemelit të Qendrës Nacionale, jo si një nisje e re, por si vijimësi e suksesit në vendin e kampionëve të botës. Kjo qendër, e përuruar në vitin 2021, ka qenë burim i shumë titujve botërorë nën udhëheqjen e mjeshtrit të xhudos Toni Kuka. Andaj, është detyrë e jona që të shpërblejmë mundin, suksesin dhe sakrificën e secilit pjesëtar të këtyre arritjeve të jashtëzakonshme. Në palestrën e re, pjesë e Qendrës Nacionale të Xhudos, do të zhvillohen edhe garat e sporteve luftarake në kuadër të Lojërave Mesdhetare 2030", ka shkruar kryeministri Albin Kurti që ishte në ceremoninë në Pejë.

Xhudistët kosovarë kanë fituar pesë medalje olimpike, prej tyre tri të arta. Kanë edhe dhjetë medalje në Kampionate Botërore dhe plot 30 në Kampionate Evropiane për të rritur.

Janë të pakonkurrencë në vend, ndërsa Kosova tashmë është qendër e rëndësishme e xhudos botërore.