Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka vlerësuar medaljen e bronztë të Flaka Loxhës në Grand Prix në Zagreb.
Ai ka theksuar se ky është suksesi më i madh i Flakës në karrierën e deritashme, por prej saj pret suksese edhe më të mëdha.
“E ka merituar të jetë në finale, por edhe medalja e bronztë është me shumë rëndësi. Flaka punon shumë dhe me këtë medalje ka dëshmuar që është në rrugën e duhur. Shpresojmë të ketë kaluar një barrierë të rëndësishme dhe ky sukses të pasohet me medalje tjera. Është me rëndësi që rrugës për në podium mposhti xhudisten japoneze. Dihet që Japonia në secilën garë dërgon top-xhudistë dhe garues me potencial shumë të madh”, ka thënë Kuka për KOHËN.
Në Zagreb, Flakën nga këndi e udhëhoqi Fatos Tabaku.
-
Ippon i bukur dhe medalje e bronztë për Flaka Loxhën
-
Kryemjeshtri Kuka flet për lavdinë olimpike që u ndërtua me mund
-
Kryemjeshtrit Kuka i ndahet çmimi kryesor i Akademisë Sportive të Malit të Zi
-
Xhudoja kosovare mban nivelin superior, synohet edhe më shumë
-
Distria tregon pse iu gëzua më së shumti medaljes së fundit në Paris