Karateisti i Kosovës, Islam Selmani, ka kaluar në gjysmëfinale të Evropianit që po mbahet në Yerevan të Armenisë. Selmani fitoi luftën e tretë kundër grekut, Christos-Stefanos Xenos.
Më herët eliminoi skocezin Adam Hamill dhe rumunin Mario Petre.
Ai po merr pjesë në kategorinë deri 60 kilogramë.
Tri lufta në këtë kategori i ka fituar edhe Orges Arifi që përfaqëson Shqipërinë.
Redona Gashi është ndalur në luftën e parë në kategorinë deri 50 kilogramë.
Në luftën e parë në kategorinë deri 55 kilogramë, është ndalur edhe Anila Foniqi.
Shpresim Shabani humbi po ashtu luftën e parë në kategorinë deri 67 kilogramë.
Orges Arifi në finale të Evropianit
Karateisti i Shqipërisë, Orges Arifi, është kualifikuar në finale të Evropianit që po mbahet në Yerevan të Armenisë. Arifi i kategorisë deri 60 kilogramë në gjysmëfinale mposhti 5:3 karateistin e Bosnjë-Hercegovinës, Kenan Siljak. Arifi ka siguruar të paktën medaljen e argjendtë.
Ai në finale do të përballet me rusin, Akhmed Akhmedov, i cili në gjysmëfinale e mooshti karateistin e Kosovës, Islam Selmanin.
Selmani lufton për medalje të bronztë në Evropian
Islam Selmani e ka humbur luftën gjysmëfinale. Ai në luftën pë kalim në finale të që po mbahet në Yerevan të Armenisë, pësoi distaftë nga karateisti rus, Akhmed Akhmedov.
Selmani e nisi mirë, por në fund rusi Akhmedov fitoi 5:2 duke siguruar finalen. Selmani deri në gjysmëfinale kaloi tri kundërshtarë.
Selmani të shtunën lufton për medalje të bronztë në Evropian.
Për medalje të bronztë lufton edhe Betim Maliqi.