Boksi pa dorëza (BKFC) është bërë art marcial gjithnjë e më popullor vitet e fundit.
Të premten në mbrëmje u zhvillua evenimenti BKFC 69 dhe u shkrua historia për nokautin më të shpejtë ndonjëherë në këtë sport.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJustin Watson mposhti Cole Ferrellin për vetëm 2.9 sekonda. Themeluesi dhe presidenti i BKFC, David Feldman, konfirmoi se ishte nokauti më i shpejtë ndonjëherë.
“E pabesueshme”, ka thënë ai dhe tregoi një kronometër me kohëzgjatjen e luftës. Kronometri tregonte 2.90 sekonda.
Rekordi i mëparshëm ishte tre sekonda, i mbajtur nga Ulyses Diaz, i cili mposhti Donelei Benedetton katër vjet më parë.
VIDEO:
Justin Watson delivers a TWO-SECOND KNOCKOUT at BKFC 🤯
🎥 @bareknucklefc pic.twitter.com/XS9sYzu6rY
Në boksin pa dorëza, luftimet zgjasin pesë runde nga dy minuta dhe boksierët kanë vetëm fasha në duar. Prandaj, lëndimet janë shumë të zakonshme, të cilat shpesh çojnë në ndërprerjen e meçeve, të cilat rrallëherë shkojnë deri në vendimin e gjyqtarit.