Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

Kosova e Serbia ndajnë vendin e tretë në Kampionat Ballkanik

Kosova e Serbia

Në raste te rralla përballen sportistët e Kosovës me ata të Serbisë. Edhe më rrallë ndodhë të paraqiten bashkë në podiumin.

Ndryshe ishte këtë fundjavë në Budvë të Malit të Zi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Karateistet e Kosovës dhe ato të Serbisë e fituan vendin e tretë në Kampionatin Ballkanik për seniorë dhe veteranë, që përfundoi të dielën.

Në konkurrencë ekipore, karateistet e Kosovës fituan medalje të bronztë, ndërsa gjatë pranimit të medaljeve ishin në podium së bashku me karateistet e Serbisë. Edhe ekipi përfaqësues i Serbisë u rendit i treti.

Vendin e parë e fitoi përfaqësuesja e Bosnjë-Hercegovinës, kurse të dytin Maqedonia e Veriut.

Kosova në garën ekipore u përfaqësua nga Vlerë Qerimi, Fortesa Orana, Behije Mustafa dhe Elmedina Istogu.

Kosova nisi me fitore 2:0 ndaj Malit të Zi. Më pas u mposht 2:0 nga Maqedonia e Veriut. Në repesazh, karateistet kosovare fituan 2:1 ndaj Rumanisë.

Serbia fillimisht humbi 2:1 nga Bosnjë-Hercegovina e më pas fitoi ndaj Kroacisë.