Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

Joshua sonte përballet me Duboisin në “Wembley”

Anthony Joshua dhe Daniel Dubois

Boksierët britanikë Anthony Joshua dhe Daniel Dubois sonte do të luftojnë për titullin IBF në peshën e rëndë në stadiumin ikonik “Wembley”.

Joshua 34-vjeçar është ish-kampion i WBA, IBF, WBO dhe IBO. Sonte do të përpiqet ta kthejë titullin e IBF-së, në të cilin kampion në fuqi është Dubois 27 vjeç. Joshua ka rekord prej 28 fitoreve e tri humbjeve, ndërsa Dubois ka 21 fitore e dy humbje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jam ende në fushën e betejës. Nuk ndjej erë trëndafili, vetëm gjak. E shoh veten si gladiator dhe nesër do të futem në arenë për të performuar para njerëzve që duan të shohin gjak, guxim dhe lavdi. Jam gati për të performuar për publikun”, ka thënë Joshua gjatë matjes së djeshme.

Dubois njoftoi shkurtimisht se është gati të mbrojë titullin.

“Jam gati për të luftuar. Është koha për të hyrë në ring dhe për të luftuar. Le të shkojmë. Ne kemi punuar shumë. Gjithçka që mund të them është se jam gati të luftoj. Kemi bërë shumë punë. Unë jam gati”, ka thënë Dubois.

Meçi pritet të nisë rreth orës 23:00.

Është hera e parë që ndeshen mes vete.