Luftarake

Joshua ia theu Jake Paulit nofullën në dy vende

Joshua - Paul

Jake Paul ka konfirmuar se nofulla e tij është thyer në dy vende në humbjen nga Anthony Joshua në Miami.

Figura e “YouTube”, që është shndërruar në boksier, u mposht me nokaut nga britaniku i famshëm i ringut, Joshua. 

Joshua i dha fund meçit kundërthënës në raundin e gjashtë, pasi e rrëzoi amerikanin dy herë në raundin e pestë.

“Nofull e thyer në dy vende. Më jepni Canelon për 10 ditë”, ka shkruar Paul, pasi një incizim konfirmoi thyerjet.

Ai nuk foli për media pasi po trajtonte lëndimet pas meçit me Joshuan.

“Ai është mirë. Ai shkoi vet në spital. Nofulla e thyer është e zakonshme në sport, sidomos në boks dhe MMA”, ka thënë Nikisa Bidarian promotor i Jake Paulit.

j
Lexo përditësimet tjera
Anthony Joshua

Joshua mposht Paulin me goditje “shkatërruese”

Boksieri britanik i kategorisë së rëndë, Anthony Joshua, kishte nevojë për gjashtë raunde për të ndalur...