Boksieri shqiptar Ermal Hadribeaj (22-0-1, 8 KO) më 25 prill në Paris do të boksojë me francezin Bakary Samake (19-0, 11 KO) në një meç eliminator për titull bote në kategorinë supervelter në versionin WBC.
Të enjten u mbajt konferenca zyrtare ku u njoftua për mbrëmjen e madhe të boksit, që do të jetë bashkëorganizim mes Frank Warrenit dhe Francois Samakes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë rast të fitores Hadribeaj do ta ketë rastin të boksojë për titullin e botës.
Kampion bote në versionin WBC është Sebastian Fundora. Fundora do ta mbrojë titullin më 28 mars kundër Keith Thurmanit.
Hadribeaj ka postuar një video në Facebook ku ai shikohet sy më sy me Samaken.
Hadribeaj 32-vjeçar ka fituar titullin WBC International në nëntor të vitit 2022 dhe e ka mbrojtur disa herë. Ai ka mposhtur ndër të tjera me ndërprerje edhe ish-kampionin e botës, meksikanin Carlos Molina.
Meçin e fundit e zhvilloi në Tiranë më 23 nëntor ku e mposhti me vendim unanim kolumbianin Placido Ramirez në luftën për titullin WBC International.