Boksieri kosovar i kategorisë së rëndë Granit Shala ka fituar dy tituj me peshë të shtunën mbrëma në Karlsruhe të Gjermanisë.
Shala mposhti me vendim të gjyqtarëve pas 12 raundeve gjermanin e pamposhtur Daniel Dietz dhe fitoi titujt IBF International dhe IBO Inter-Continental.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Shalën është një hap i madh para në karrierë. Ai boksoi si mysafir të shtunën.
Në fund dy anëtarë të jurisë ia dhanë Shalës fitoren e njëri ia dha Dietzit.
Për Shalën është fitorja e 17-të në boksin profesionist karshi një humbje. Dietz ka tash 13 fitore e një humbje.
Shala 28-vjeçar është pjesë e kompanisë së njohur promovuese gjermane Agon Sports.
“Granit Shala të jam falënderues dhe jam krenar që ia arritëm qëllimin. Detyra jonë e ardhshme është ta mbajmë nivelin e të shkojmë më lartë”, ka shkruar trajneri i Shalës, Agron Kurtishi në rrjetin social “Facebook”.