Flaka Loxha është renditur e pesta në garën Grand Prix të xhudos në Zagreb.
Në luftë për medalje të bronztë në kategorinë deri 57 kilogramë, xhudistja kosovare humbi nga Binta Ndiaye. Xhudistja e Zvicrës e zuri në pozitë të papërshtatshme Loxhën dhe siguroi fitore të shpejtë me Ippon.
Flaka nisi garën me fitore ndaj Yamini Mourya të Indisë. Më pas e mposhti edhe italianen Michela Terranova.
Në çerekfinale humbi nga bartësja e parë, serbja Marica Perishiq. Në repesazh e kaloi fillimisht francezen Ophelie Vellozzi, por nuk ia doli edhe në luftën vendimtare për medalje.
Vendi i pestë megjithatë vlerësohet sukses për 26 vjeçaren, që vjet fitoi të bronztë në Zagreb.
Edhe
Flaka Loxha lufton për medalje të bronztë
Në kategorinë deri 57 kilogramë garoi edhe Fationa Kasapi, që u ndal në luftën e parë.
Në Zagreb do të garojnë edhe Dardan Cena, Anes Veseli dhe Shpati Zekaj.