Në Tbilisi të Gjeorgjisë ka nisur dyta e dytë e Kampionatit Evropian të xhudos.
Në ditën e parë Kosova fitoi të artë me Distria Krasniqin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSot garojnë Laura Fazliu në kategorinë deri 63 kilogramë dhe Akil Gjakova e Dardan Cena në kategorinë deri 73 kilogramë.
I pari në tatami del Dardani e pas tij edhe Akili e Laura. Shpresohet në medalje të tjera.
Akili pëson në luftën e fortë me Shavdatuashvilin, kërkon të bronztën
Akil Gjakova ka zhvilluar luftë shumë të fortë me legjendën gjeorgjiane të xhudos, kampionin olimpik, Lasha Shavdatuashvili.
Për kohë të gjatë Akili ishte në epërsi, por për shkak të lodhjes nga lufta parapraka, që u zhvillua pak më herët dhe zgjati mbi shtatë minuta, nuk mbajti nivelin e lartë në kohën shtesë.
Këtë e shfrytëzoi Shavdatuashvili që arriti fitore për të bërë vend në gjysmëfinale.
Ndërkohë Akili e kërkon të bronztën evropiane. Për këtë i duhen edhe dy fitore.
Tjetër fitore me hedhje të bukur për Akil Gjakovën
Akil Gjakova e ka kaluar edhe pengesën e dytë në Evropianin e xhudos.
Në kategorinë deri 73 kilogramë, Akili e mposhti britanikun Benajmin Levy. Lufta me të ishte shumë e fortë dhe zgjati mbi shtatë minuta.
Gjakova fitoi me hedhje të bukur, që ia siguroi Ipponin.
Akili tashmë është në çerekfinale.
Dardan Cena mposhtet nga legjenda Heydarov
Dardan Cena e ka humbur luftën e dytë në Evropianin e xhudos.
Në xhiron e tretë të kategorisë deri 73 kilogramë, Cena u mposht nga legjenda e xhudos, kampioni olimpik, Hidayat Heydarov.
Lufta ishte e fortë dhe shkoi në kohën shtesë. Dhe xhudisti nga Azerbajxhani fitoi me mbërthim.
VIDEO:
Laura ndalet në luftën e parë
Laura Fazliu nuk ka mundur të afrohet te zona e medaljeve në Kampionatin Evropian të xhudos në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Në xhiron e parë të kategorisë deri 63 kilogramë, Laura ishte e lirë. Ndërkohë në xhiron e dytë u përball me sllovenene Kaja Kajzer. Dhe sllovenia shfaqi dukshëm më tepër. Me të nisur lufta realizoi aksion për Yuko e më pas fitoi me Ippon.
Prej Laurës pritej medalja, por ajo dëshpëroi me paraqitje.
Superhedhje nga Akili në luftën e parë
Ndonëse ishte duke pësuar me uazari, Akil Gjakova nuk humbi kontrollin në luftën me austriakun Samuel Gassner.
Dhe me hedhje të bukur fitoi më Ippon për të kaluar në xhiron e tretë të kategorisë deri 73 kilogramë.
Akili synon medalje në Evropianin e xhudos në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Dardan Cena fiton me hedhje të bukur
Dardan Cena e ka fituar luftën e parë në Kampionatin Evropian të xhudos.
Në kuadër të xhiros së dytë të kategorisë deri 73 kilogramë, Dardani e mposhti bullgarin, Victor Skerlev.
Ndaj tij fitoi me hedhje të bukur për Ippon, në kohën shtesë.