Luftarake

Dy shokë të Joshuas mbetën të vdekur në aksidentin në Nigeri

Dy shokë të Joshuas mbetën të vdekur në aksidentin në Nigeri

Ylli i boksit, Anthony Joshua, vazhdon të qëndrojë në spital pas aksidentit me veturë që ndodhi të hënën në Nigeri. 

Sina Ghami dhe Latif Ayodele, shokë dhe anëtarë të stafit të ekipit të Joshuas, vdiqën në aksident, shkruan Sky Sports.

Gjendja e boksierit të kategorisë së rëndë është stabile. Ai pësoi lëndime në aksidentin e rëndë të së hënës. Vetura në të cilën ishin Joshua dhe shokët e tij u përplas me një kamion që nuk ishte në lëvizje.
“Me pikëllimin më të madh mund të konfirmojmë që të vdekur mbetën Sina Ghami dhe Kevin ‘Latif’ Ayodele. Të dy ishin shokë të afërt dhe anëtarë të rëndësishëm në ekipin e Anthonyt”, ka thënë një zëdhënës i boksierit.

Joshua ishte në pjesën e prapme të veturës. Vetura e humbi kontrollin gjatë një tejkalimi.

Joshua ka prejardhje nga Nigeria. Atij i shprehu ngushëllime edhe presidenti i Nigerisë.