Distria Krasniqi është ndalur në gjysmëfinale dhe do të luftojë për medalje të bronztë në Grand Slamin në Abu Dabi.
Distria ka dominuar plotësisht ndaj Reka Pupp të Hungarisë. Por pa ia dalë të realizojë hedhje në kohën e rregull. Në “Golden Score”, Distrisë fillimisht iu dha uazari, por që u anulua më pas. Ndërkohë pas një sulmi tjetër të xhudistes kosovare, u dha pika më e vogël, Yuko, për Puppin, për një kundërsulm që gjyqtarët e vlerësuan.
Distria mbeti e befasuar me vendimin dhe reagoi. Por vendimi nuk ndryshoi.
Distria ka dominuar plotësisht ndaj Puppit. Tani i ka dhjetë fitore e dy humbje. Humbjen e kaluar e kishte pësuar vetëm në vitin 2021.
Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Grand Slamit në Abu Dabi
Distria Krasniqi nuk ka lejuar befasi në Grand Slamin në Abu Dabi.
Xhudistja prej më të mirave në botë është kualifikuar tashmë në gjysmëfinale.
Në xhiron e dytë e mposhti rusen Karina Efimova. Ndërkohë në çerekfinale fitoi me uazari ndaj izraelites Gefen Primo.
Distria garon në kategorinë deri 52 kg.