Xhudistja e talentuar, Blerina Gashi, ka fituar medalje të bronztë në Kupën Evropiane për kadete. Blerina garoi të shtunën në “Antalya Millennium Team Cadet European Cup” në qytetin bregdetar të Turqisë.
Fillimisht mposhti dy xhudiste nga Kazakistani, ndërsa në çerekfinale humbi nga xhudistja e Turqisë Fatma Meki.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër medalje të bronztë e mposhti xhudisten e Azerbajxhanit, Khadija Abdullayeva.
Në Antalya garuan edhe disa xhudistë tjerë të Kosovës, por që nuk fituan medalje.