Limoni është një agrume jashtëzakonisht e pasur me vitaminë C, e cila është e domosdoshme për shëndetin dhe paraqitjen e lëkurës.
Përfitimet e kësaj vitamine për lëkurën por dhe të gjithë organizmin mund të merren shumë mirë duke përdorur kurën me ujë të vakët dhe limon.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër këtë kurë mjafton të shtrydhin lëngun e një limoni në një gotë me ujë të ngrohtë dhe ta konsumoni në mëngjes.
Përfitimet që ofron limoni për shëndetin
Lëngu i një kokërr limoni përmban më pak se 25 kalori.
E njëjta sasi është shumë e pasur me kalcium, kalium, vitaminë C dhe fibër. Të gjithë këto ushqyes ndihmojnë në gjallërimin dhe mirëmbajtjen e sistemit imunitar.
Kësisoj, organizmi është ndjeshëm më i mbrojtur nga infeksionet.
Për më tepër, limoni ka veti antiseptike dhe është uji me feta limoni është plotësisht i rekomanduar për njerëzit që vuajnë nga problemet me zemrën.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për përfitimet që ofron pirja çdo ditë e ujit të vakët me limon.
Imuniteti dhe infeksionet
Limoni është një burim i jashtëzakonshëm i vitaminës C që e mbron trupin pavarësisht mangësive në sistemin imunitar.
Limonët janë një burim i shkëlqyer i acidit citrik, kaliumit, kalciumit, fosforit dhe magnezit.
Falë këtyre ushqyesve dhe jo vetëm, pirja e ujit të vakët me limon parandalon në rritjen dhe shumimin e baktereve që shkaktojnë sëmundje dhe infeksione.
Detoksifikimi
Pirja e ujit të vakët me limon ndihmon në mirëmbajtjen e nivelit të pehashit në organizëm.
Nëse e pini këtë lëng në mëngjes do të përshpejtoni pastrimin e organizmit nga toksinat.
Tretja
Pirja e rregullt e ujit të ngrohtë me limon ndihmon për rregullimin e tretjes por edhe prodhimin e lëngjeve biliare.
Pirja e këtij uji ndihmon në zbutjen e simptomave të urthit dhe në prodhimin e lëngjeve tretëse.
Për më tepër, fibra tek limoni është shumë e mirë për shëndetin e zorrës së trashë dhe shërben si antibakterial shumë i fuqishëm.
Truri, mëlçia dhe lëkura
Përveç ndihmës që ofron kundër të ftohurës, uji i vakët me limon ndihmon në rigjenerimin e qelizave nervore.
Në rastin e mëlçisë, uji i vakët me limon e forcon atë dhe u jep energji enzimave të mëlçisë.
Sa i përket lëkurës, ky lëng natyral parandalon formimin e akneve dhe rrudhave.
Ai gjithashtu ndihmon në mirëmbajtjen e shëndetit të syve dhe i mbron ato./AgroWeb.org