Hipertensioni shkakton probleme të ndryshme shëndetësore, pro ka disa mënyra për ta menaxhuar.
Ushqimi i shëndetshëm konsiderohet të jetë mënyra më e mirë për menaxhimin e tensionit të lartë, shkruan DNA India.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Spinaqi dhe perimet të tjera me gjethe të gjelbra, të cilat janë të pasura me kalium, ndihmojnë rregullimin e nivelit të sodiumit apo kripërave në gjak, gjë që kontribuon në stabilizim të tensionit të gjakut.

Dredhëzat dhe boronicat janë të pasura më flavonide, të cilat ndihmojnë enët e gjakut të qëndrojnë në formë dhe ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut nga tensioni i lartë i gjakut.

Tërshëra përmban fibra dhe mund të ndihmojë në uljen e tensionit të lartë të gjakut.

Bananet përmbajnë sasi të bollshme të kaliumit, i cili vepron kundër efekteve të sodiumit duke mbajtur të balancuar tensionin e gjakut.

Peshqit si salmoni e sardelet janë të pasur me acidin yndyror Omega3, i cili ulë tensionin e gjakut dhe inflamacionin.

Farat e kungullit, farat chia e ato të lirit përmbajnë magnez, kalium e fibra, të cilat mbështesin shëndetin e zemrës në përgjithësi dhe rregullojnë tensionin e gjakut.

Komponimet kimike që gjenden në hudhër luajnë rol të rëndësishëm në rregullimin e tensionit të gjakut duke e ulur atë.

Çokollata e zezë përmban flavonide, të cilat e rregullojnë tensionin e gjakut.