Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

SHBA-ja jep leje për vetë-mbledhjen e mostrave vaginale për ekzaminim të kancerit të qafës së mitrës

Ekzaminimet gjinekologjike

Ekzaminimet gjinekologjike

Në vend të një ekzaminimi tradicional vaginal tek gjinekologu, siç është bërë deri më tani, Administrata e Ushqimit dhe Barnave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (FDA) u ka dhënë dritën e gjelbër pacientëve që të mund t’i marrin vetë mostrat vaginale e t'i dërgojnë për ekzaminim.

Dy biznese të kujdesit mjekësorë, kompania bioteknologjike “Roche” dhe një firmë e teknologjisë mjekësore “Becton, Dickson and Company” kanë deklaruar se FDA-ja të mërkurën ka dhënë pëlqimin për vetëmarrjen e mostrave vaginale për t’i dërguar për testim të virusit papilloma (HPV). Shumica e rasteve të kancerit të qafës së mitrës shkaktohen nga ky virus dhe ekzaminimi për të mund të ndihmojë në identifikimin e grave që mund të jenë në rrezik të zhvillimit të kancerit të qafës së mitrës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gati të gjithë kanceret e qafës së mitrës shkaktohen nga infeksione të vazhdueshme vaginale me lloje të ndryshme të HPV-së. Vetëmarrja e mostrave mund të ndihmojë në tejkalimin e barrierave, të cilat mund ta shtyjnë dikë që të mos shkojë për të bërë kontrolle. Vetëmarrja e mostrave do të jetë mundësi e mirë për të detektuar herët çfarëdo sëmundje që mund te jetë e pranishme dhe të trajtohet me kohë, në mënyrë që të mos zhvillohet kanceri”, ka thënë doktoresha Karen Knudsen nga  Shoqata Amerikane e Kancerit.

Zakonisht gjinekologët marrin mostra vaginale nga testet e ndryshme vaginale si PAP testi, përmes së cilit mblidhen mostra brenda vaginës në mënyrë që të ekzaminohen pastaj nëse ka prezence të qelizave kancerogjene.

Për më tepër FDA-ja mund të japë dritën jeshile edhe për vetëmarrjen e mostrave vaginale në shtëpi e pastaj të dërgohen për ekzaminim. Kjo mënyrë funksionon duke vetëmarrë mostrat përmes një shkopi që ka prodhuar kompania “Teal Health” e që quhet shkopi “Teal”, të cilin e ka aprovuar FDA-ja.
“Është shumë e rëndësishme që ky shkop është aprovuar nga FDA-ja, sepse shumë paciente që nuk kanë mundësi të shkojnë tek ndonjë qendër mjekësore për të kryer procedurën e marrjes së mostrave për t’i dërguar pastaj në ekzaminim”, ka thënë në një deklaratë Trena Depel, presidente e kompanisë “Teal Health”.

Ekzaminimi i vazhdueshëm për kancer të qafës së mitrës mbetet shumë me rëndësi, sepse rastet e hershme mund të mos shfaqin asnjë shenjë apo simptomë. Në rastet kur kanceri zhvillohet më shumë mund të krijojë simptome si gjakderdhje anormale apo sekretim të pazakontë. Kanceri i qafës së motrës mund të trajtohet në mënyra të ndryshme, përfshirë operimin, kimioterapinë e rrezatimin.

Hapat më të rëndësishëm që duhet të ndërmarrë një grua për parandalim të këtij kanceri janë: vaksinimi kundër HPV-së, moskonsumi i duhanit, të përdorë mbrojtje gjatë marrëdhënieve intime, të bëjë ekzaminime të shpeshta të mostrave vaginale dhe të shkojë menjëherë tek doktori përkatës për t’i parë rezultatet e çdo analize.