Një studim i ri sugjeron se edhe një dietë “e shëndetshme” mund të ketë një rrezik të papritur për një grup të caktuar njerëzish, të rinjtë që nuk pinë duhan, të cilët mund të kenë rrezik më të lartë për kancer të mushkërive, ndoshta për shkak të pesticideve, ka shkruar ScienceDaily.
Ushqyerja me shumë pemë, perime dhe drithëra të plota zakonisht rekomandohet për të përmirësuar shëndetin dhe për të ulur rrezikun e sëmundjeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor studimet e reja nga USC Norris Comprehensive Cancer Center tregojnë një anë tjetër të papritur për disa persona.
Studimi u prezantua në takimin vjetor të American Association for Cancer Research dhe sugjeron se amerikanët nën moshën 50 vjeç që nuk pinë duhan, por ndjekin një dietë shumë të shëndetshme, mund të kenë rrezik më të lartë për zhvillimin e kancerit të mushkërive.
“Studimi ynë tregon se të rinjtë që nuk pinë duhan dhe që konsumojnë më shumë ushqime të shëndetshme se mesatarja, kanë më shumë gjasa të zhvillojnë kancer të mushkërive. Këto rezultate, që duken të kundërta me logjikën, ngrenë pyetje të rëndësishme për një faktor të panjohur mjedisor, të lidhur me ushqimet që në thelb janë të dobishme”, ka thënë drejtuesi i studimit, onkologu Jorge Nieva.
Roli i mundshëm i pesticideve
Studiuesit dyshojnë se shpjegimi mund të lidhet me ekspozimin ndaj pesticideve në bujqësi.
Sipas Nievas, pemët, perimet dhe drithërat e prodhuara në mënyrë konvencionale, jo organike, mund të përmbajnë më shumë mbetje pesticidesh sesa produktet e tjera si mishi apo ushqimet e përpunuara.
Ai ka theksuar gjithashtu se punëtorët e bujqësisë, që janë shpesh të ekspozuar ndaj pesticideve, kanë norma më të larta të kancerit të mushkërive, gjë që përforcon dyshimet për një lidhje të mundshme.
Studimi ka gjetur gjithashtu se gratë e reja që nuk pinë duhan diagnostikohen më shpesh me këtë sëmundje sesa burrat e së njëjtës moshë. Ato, në përgjithësi, konsumonin më shumë pemë, perime dhe drithëra të plota.
Rritje e rasteve te të rinjtë që nuk pinë duhan
Tradicionalisht, kanceri i mushkërive lidhej me moshën e avancuar dhe pirjen e duhanit. Megjithatë, ndërsa numri i duhanpirësve ka rënë, është vërejtur një rritje e rasteve te personat nën 50 vjeç që nuk pinë duhan, sidomos te gratë.
Për të kuptuar më mirë këtë fenomen, u zhvillua projekti studimor mbi kancerin e mushkërive te të rinjtë, ku u përfshinë 187 pacientë të diagnostikuar para moshës 50 vjeçe. Shumica e tyre nuk kishin pirë kurrë duhan dhe kishin një formë të kancerit biologjikisht të ndryshme nga ajo e lidhur me duhanin.
Rezultatet treguan se këta pacientë kishin një dietë më të shëndetshme se mesatarja. Ata konsumonin më shumë perime me gjethe të gjelbra, bishtajore dhe drithëra të plota krahasuar me popullsinë e përgjithshme.
Nevojiten më shumë studime
Megjithatë, studiuesit theksojnë se nevojiten studime të tjera për të konfirmuar lidhjen mes pesticideve dhe kancerit të mushkërive.
Në këtë studim, nivelet e pesticideve nuk u matën drejtpërdrejt te pjesëmarrësit, por u vlerësuan bazuar në të dhëna ekzistuese për përmbajtjen mesatare në ushqime.
Hapi i ardhshëm, sipas Nievas, është matja direkte e pesticideve në gjak ose urinë, për të kuptuar më mirë nëse disa lloje pesticidesh lidhen më shumë me rrezikun e sëmundjes.
“Ky studim është një hap i rëndësishëm për të identifikuar faktorë mjedisorë që mund të ndryshohen dhe që ndikojnë në zhvillimin e kancerit të mushkërive te të rinjtë. Shpresojmë që këto gjetje të ndihmojnë në rekomandimet për shëndetin publik dhe në parandalimin e kësaj sëmundjeje”, ka thënë ai.