Një shpërthim i infeksionit me parazitin Cyclospora ka prekur qindra persona në Shtetet e Bashkuara, duke u lidhur me konsumimin e pemëve dhe perimeve të freskëta të kontaminuara, ka shkruar TIME.
Deri më tani janë raportuar më shumë se 700 raste, ndërsa autoritetet shëndetësore po hetojnë burimin e infeksionit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCyclospora është një parazit që kontaminon ushqimin përmes ujit ose kontaktit me fekale njerëzore. Infeksioni shkakton një sëmundje të zorrëve të njohur si ciklosporiaza, e cila rrallë është fatale, por mund të zgjasë me javë.
Simptomat kryesore janë diarre e vazhdueshme, shpesh shumë e fortë dhe ujore, dhimbje barku, fryrje dhe lodhje.
Simptomat mund të zhduken dhe të rikthehen pas disa ditësh.
Sipas ekspertëve, ndryshe nga helmimet e zakonshme ushqimore, ciklosporiaza zakonisht nuk shoqërohet me të vjella, ndërsa diarreja mund të zgjasë shumë më gjatë.
“Shumë persona përpiqen ta kalojnë sëmundjen në shtëpi, por nëse diarreja vazhdon për disa ditë, duhet të kërkojnë ndihmë mjekësore”, ka thënë infektologia Natasha Bagdasarian.
Si duhet mbrojtur nga infeksioni?
Specialistët rekomandojnë të lani mirë pemët dhe perimet para konsumimit, të gatuani perimet kur është e mundur, pasi nxehtësia e shkatërron parazitin, të zgjidhni pemë me sipërfaqe të lëmuar, si rrushi ose boronicat, pasi pastrohen më lehtë, të hiqni gjethet e jashtme të sallatës dhe t’i shpëlani mirë ato që mbeten.
Sipas ekspertëve, pemët e perimet si menta, majdanozi, qepët e njoma, boronicat dhe mjedrat kanë më shumë gjasa të mbajnë parazitin, pasi konsumohen të papërpunuara dhe janë më të vështira për t’u pastruar.
Sipas mjekëve shumica e pacientëve shërohen pa komplikime, por fëmijët e vegjël, të moshuarit dhe personat me sistem imunitar të dobësuar mund të kenë nevojë për trajtim me antibiotikë.