Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Lëngu që dietologët rekomandojnë të pini para gjumit për të fjetur më mirë

Lëngu i qershive

Lëngu i qershive

Nëse e keni të vështirë të flini, mund të keni provuar çaje prej bimëve, qumësht të ngrohtë apo mënyra të tjera për t’u qetësuar. Por, sipas dietologëve, një pije që dallon nga të tjerat është lëngu i qershive të tharta, ka shkruar RealSimple.

Dietologia Jackie Newgent ka thënë se kjo është zgjedhja e saj personale për gjumë më cilësor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Një gotë e vogël me lëng qershish të tharta është ‘sekreti’ im për të fjetur më mirë. Ky lëng mund të ndihmojë në përmirësimin e lehtë të kohëzgjatjes dhe cilësisë së gjumit, sidomos te të moshuarit ose personat që vuajnë nga pagjumësia”, ka thënë ajo, duke shtuar se në studime janë përdorur zakonisht sasi pak më të mëdha.

Ani pse nuk është një zgjidhje mrekullibërëse, studimet tregojnë se konsumimi i rregullt i këtij lëngu mund të sjellë përmirësime të vogla, por të qëndrueshme në cilësinë e gjumit.

Sipas ekspertëve, ai përmban melatoninë, hormonin që rregullon ciklin gjumë-zgjim.

“Qershitë e tharta përmbajnë natyrshëm përbërës bioaktivë, përfshirë melatoninën, e cila ndihmon në rregullimin e ritmit të gjumit”, ka shpjeguar Newgent.

Përveç kësaj, lëngu është i pasur me antioksidantë.

“Lëngu i qershive të tharta është natyrshëm i pasur me antioksidantë, të cilët sipas studimeve mund të ndihmojnë në rritjen e kohëzgjatjes dhe efikasitetit të gjumit”, ka thënë dietologia Mackenzie Burgess.

Ajo ka shtuar se disa antioksidantë në këtë lëng mund të ulin inflamacionin dhe të ndihmojnë organizmin të prodhojë më shumë melatoninë dhe serotoninën, dy substanca që lidhen me gjumë më cilësor.

Nëse shija e tij e hidhur nuk ju pëlqen, Burgess sugjeron ta përzieni me përbërës të tjerë dhe ta ktheni në një lëng pa alkool.

“Versioni im i preferuar përzien lëngun e qershive të tharta me pak pije me shije limoni. Mund të shtoni edhe pak pluhur magnezi, pasi disa studime sugjerojnë se edhe ai mund të ndihmojë në përmirësimin e gjumit”, ka thënë ajo.

Ndërsa Newgent preferon ta shijojë thjesht.

“Unë e pi në një gotë shampanje për ta bërë momentin më të veçantë. Përveç kësaj, më ndihmon të mos kem uri para gjumit dhe njëkohësisht shton konsumin tim të frutave”, ka përfunduar ajo.