Marrja e suplementeve ushqimore është bërë pjesë e rutinës së shumë njerëzve, por ekspertët paralajmërojnë se disa prej tyre mund të shkaktojnë dëmtime serioze në mëlçi, një nga organet më të rëndësishme të trupit, ka shkruar EatingWell.
Sipas mjekëve, çdo suplement kalon përmes mëlçisë para se të shpërndahet në organizëm. Kjo do të thotë se disa substanca mund të ndikojnë në mënyrën se si mëlçia i përpunon toksinat dhe lëndët ushqyese.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoStudimet tregojnë se suplementet bimore dhe ushqimore përbëjnë mbi 16 për qind të rasteve të dëmtimit të mëlçisë nga barnat në SHBA, një shifër që është në rritje.
Ekspertët përmendin katër suplemente që lidhen më shpesh me dëmtime të mëlçisë:
Ekstrakti i çajit të gjelbër
Ndryshe nga çaji i zakonshëm, ekstrakti i përqendruar është lidhur me raste të dëmtimit të mëlçisë. Dozat e larta të përbërësit EGCG mund të rrisin enzimat e mëlçisë dhe të shkaktojnë toksicitet.
Vitamina A në doza të larta
Vitamina A është e nevojshme për shikimin dhe imunitetin, por në sasi të tepërta mund të grumbullohet në trup dhe të shkaktojë inflamacion dhe dëmtime të mëlçisë, madje edhe në forma të rënda si cirroza.
Turmeriku me piper të zi (ekstrakt)
Edhe pse turmeriku përdoret si anti-inflamator natyral, forma e përqendruar e tij, sidomos e kombinuar me piper të zi, mund të rrisë përthithjen në nivele që në disa raste janë lidhur me dëmtime të mëlçisë.
Ashwagandha
Ky suplement përdoret për stres dhe gjumë, por janë raportuar raste të rralla të dëmtimit të mëlçisë, përfshirë edhe raste të rënda që kanë kërkuar trajtim spitalor.
Ekspertët theksojnë se suplementet nuk janë gjithmonë të rrezikshme, por duhet përdorur me kujdes. Shumë prej tyre nuk testohen aq rreptësisht sa barnat para se të dalin në treg.
Këshillat kryesore të mjekëve janë që të mos merren suplemente pa nevojë të vërtetuar, të kontrollohen analizat para përdorimit, të zgjidhen produkte të verifikuara dhe të konsultohet gjithmonë mjeku.
Në shumicën e rasteve, sipas ekspertëve, ushqimi i balancuar mbetet mënyra më e sigurt për të marrë lëndët ushqyese, ndërsa suplementet duhet të përdoren vetëm kur janë vërtet të nevojshme.