Ndërkohë që pica është një nga ushqimet e procesuara që shpesh konsiderohet si e pashëndetshme, ky ushqim mund të jetë i shëndetshëm nëse përgatitet mirë e në kohë.
Përveç djathit të shkrirë, pica përmban edhe perime e copëza mishi, të cilat duhen të jenë të freskëta në mënyrë që pica të jetë e shëndetshme, raporton India.com.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërveç djathit mozarella të shkrirë, ky ushqim shpesh përmban copëza mishi, të cilat kanë proteina.
Pica mund të jetë burim i mirë i shumë vlerave shëndetësore, pasi që mbi të ka shumë përbërës.
Djathi, një ndër përbërësit kryesor në picë, përmban kalcium, i cili ndihmon në shëndet të mirë të eshtrave dhe funksionim të mirë të muskujve.
Sosi i domateve, një tjetër përbërës esencial në picë, përmban lykopene, të cilat janë antioksiantë i fuqishëm dhe ndihmon kundër sëmundjeve të zemrës.
Përveç kësaj, domatet janë të pasura me vitaminë C, dhe sikur specat, kontribuojnë në sistem të fortë imunitar.
Në mënyrë që pica të jetë krejtësisht e shëndetshme, brumi duhet të bëhet me miell integral, i cili është burim i mirë i fibrave.