Lifestyle

Fruta më e mirë që mund ta shtoni në ujë për freski

uje

Kur temperaturat ngritën, hidratimi bëhet kyç për ta mbajtur lartë energjinë. Derisa uji i thjeshtë është gjithmonë zgjedhja më e mirë, shumë kërkojnë mënyra për ta bërë edhe më freskues.

Limoni është fruti më i mirë për ta përzier në ujë, jo vetëm për shijen e freskët por edhe për një numër përfitimesh shëndetësore, shkroi Index.hr.

Pse limoni?

Limoni është i pasur me vitaminë C, një antioksidant që ndihmon për imunitet dhe mbron qelizat. Limoni është një freskues tepër i mirë në një ditë të nxehtë.

Hidratimi

Hedhja e disa copëzave limon në ujë nuk i shton vetëm shijen por lëshojnë edhe sasi të vogla të kaliumit, magnezit dhe vitaminës B në ujë. Këto kombinime mbështesin bilancin e elektroliteve, që janë tepër të rëndësishme gjatë të nxehtit verës kur trupi humb lëngje nga djersitja.

Kur dhe si të pini ujë me limon?

Më së miri është ta pini përgjatë ditës, por posaçërisht në mëngjes për përmirësimin e metabolizmit dhe tretjes. Ekspertët rekomandojnë të përdorni limon të freskët, pa e shtrydhur.

Po ashtu, vitamina C që përmban limoni është i mirë edhe për lëkurën.