Papa Leoni ka thënë se njerëzit janë të mirëpritur ta kritikojnë atë derisa ai vazhdon të avokojë për paqe mes luftës në Iran, pas kritikave të ashpra nga presidenti amerikan Donald Trump.
Deklarata e papës erdhi pasi Trumpi lëshoi kritika të reja ndaj tij, duke pretenduar se papa “mendon se është në rregull që Irani të ketë armë bërthamore”.
Papa ka thënë se Kisha ka folur qartë për vite me radhë kundër të gjitha armëve bërthamore.
“Kisha ka folur kundër të gjitha armëve bërthamore për vite, kështu që nuk ka dyshim”, u deklarua papa.
Papa Leoni ka shtuar tutje se thirrja e tij për paqe dhe dialog në luftën SHBA-Izrael në Iran është e inspiruar në Bibël.
-
Trumpi akuzon Papën se po rrezikon katolikët me qëndrimin e tij për Iranin
-
Papa Leoni: Nuk është në interesin tim të debatoj me Trumpin, do t’i vazhdoj thirrjet për paqe
-
Papa Leoni kritikon “tiranët” që shpenzojnë miliarda dollarë në luftëra
-
Trumpi për Papa Leonin: A mund t’i tregojë dikush se Irani ka vrarë 42 mijë protestues të pafajshëm
-
Meloni kritikon Trumpin për gjuhën e përdorur ndaj Papës Leoni XIV