Parlamenti i Hungarisë ka votuar për shkarkimin e presidentit Tamas Sulyok, i cili konsiderohej gjerësisht si një aleat i ish-kryeministrit Viktor Orban, i cili humbi pushtetin në prill pas 16 vjetësh në qeveri.
Partia në pushtet Tisza, e kryeministrit Péter Magyar, shfrytëzoi shumicën prej dy të tretash në parlament për të miratuar Amendamentin e 17-të të Kushtetutës, duke i dhënë fund mandatit të Sulyokut dhe kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Pater Polt.
Kjo ishte dita më dramatike në parlament që nga ardhja në pushtet e qeverisë së re në fillim të majit, pas fitores së saj bindëse ndaj partisë Fidesz të Orbanit në zgjedhjet e 12 prillit.
Sulyok tani ka pesë ditë kohë për ta nënshkruar amendamentin, që praktikisht vulos largimin e tij nga posti – ose për ta dërguar atë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Kryeministri Magyar ka paralajmëruar se, nëse presidenti zgjedh opsionin e dytë, do të nisë procedurat për shkarkimin e tij, gjë që do ta pezullonte automatikisht nga detyra. Një alternativë tjetër është dorëheqja, për të shmangur një krizë kushtetuese.
Deputetët e partisë opozitare Fidesz braktisën sallën para votimit, duke akuzuar partinë Tisza se po ndërton një regjim tiranik. Sipas Fideszit, amendamenti i jep qeverisë kompetenca arbitrare për të shkarkuar menjëherë çdo zyrtar publik.
Edhe
Magyar do ta ndryshojë kushtetutën për ta larguar presidentin e zgjedhur nga Orbani