Ekspertët thonë se një nga frutat më të mira për shëndetin e mëlçisë është molla, ka shkruar Earth.
Flavonoidet janë përbërës natyralë që gjenden te bimët dhe ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimet. Ato u japin ngjyrë frutave, i mbrojnë nga rrezet ultravjollcë dhe ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve. Në praktikë, shumica e njerëzve i konsumojnë çdo ditë pa e kuptuar, pasi gjenden te çaji, vera e kuqe, çokollata e zezë, manaferrat, agrumet, qepët dhe perimet me gjethe të gjelbra.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoStudimet kanë treguar se një dietë e pasur me flavonoide lidhet me shëndet më të mirë të zemrës, funksion më të mirë të enëve të gjakut, më pak inflamacion dhe madje me mbrojtje ndaj disa llojeve të kancerit dhe rënies së funksioneve mendore me moshën.
Në këtë kontekst, mollët dallohen si një zgjedhje shumë e mirë për shëndetin e përgjithshëm, por sidomos për mëlçinë.
Sipas një studimi të publikuar në The American Journal of Clinical Nutrition, njerëzit që konsumojnë rregullisht ushqime të pasura me flavonoide kanë më pak gjasa të zhvillojnë probleme me mëlçinë.
Një nga autorët e studimit, William Bell, ka theksuar se përfitimet nuk lidhen vetëm me kolesterolin apo tensionin e gjakut, por shkojnë më thellë, duke ndikuar në shëndetin e përgjithshëm metabolik.
Mollët përmbajnë jo vetëm flavonoide, por edhe fibra, vitamina dhe antioksidantë të tjerë. Fibra, sidomos ajo që gjendet në lëkurën e tyre, ndihmon tretjen dhe, në mënyrë indirekte, edhe funksionin e mëlçisë.
Studiuesit shpjegojnë se mollët ndihmojnë në uljen e mundësisë së infektimit të qelizave në trup. Kjo do të thotë se ato ndihmojnë në reduktimin e proceseve të dëmshme që mund të çojnë në inflamacion ose grumbullim yndyre në mëlçi.
Siç shkruhet në përfundimet e studimit “kërkimet laboratorike dhe provat afatshkurtra sugjerojnë se një konsum më i lartë i flavonoideve mund të mbrojë nga sëmundja e mëlçisë së yndyrshme jo-alkoolike”.
Një tjetër arsye pse mollët janë të dobishme është se ato përmbajnë dy lloje fibrash, të tretshme dhe të patretshme, që ndihmojnë në rregullimin e tretjes. Përveç kësaj, përbërësit e tyre ndihmojnë mëlçinë të eliminojë substancat e padëshiruara dhe të ulë kolesterolin.
Ekspertët theksojnë gjithashtu se mollët janë më të dobishme kur konsumohen me lëkurë, pasi aty gjenden shumë nga përbërësit më të rëndësishëm ushqyes. Mjafton që të lahen mirë para konsumimit.
Një tjetër avantazh i mollëve është prakticiteti: ato janë të lira, të lehta për t’u marrë me vete dhe mund të konsumohen në shumë forma, të freskëta, në sallata, në pije të përgatitura në shtëpi apo edhe të pjekura me kanellë.
Përfundimi është i thjeshtë: nuk nevojiten ndryshime drastike për të mbështetur shëndetin e mëlçisë. Zgjedhje të vogla të përditshme, si shtimi i mollëve në dietë, mund të kenë ndikim të madh në afatgjatë.