Një studim i publikuar në revistën Nature Metabolism sugjeron se një ëmbëltues i thjeshtë, fruktoza, që gjendet shpesh në ushqimet e shumëpërpunuara, mund të luajë rol të rëndësishëm në shtimin e peshës dhe sëmundjet metabolike, ka shkruar HealthLine.
Fruktoza është një lloj sheqeri që gjendet natyrshëm në fruta dhe mjaltë, por edhe në ëmbëltues të shtuar si shurupi i misrit me përmbajtje të lartë fruktoze dhe sheqeri i zakonshëm. Me kalimin e viteve, konsumimi i saj është rritur ndjeshëm për shkak të përdorimit të gjerë në ushqimet dhe pijet e përpunuara.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas dietologes Michelle Routhenstein, fruktoza nuk përpunohet në trup njësoj si sheqeri i zakonshëm në gjak.
“Kur konsumohet, ajo shkon në mëlçi, ku kthehet lehtësisht në yndyrë. Kjo yndyrë mund të grumbullohet në mëlçi dhe rreth organeve, duke kontribuar në probleme si mëlçia e yndyrshme dhe sindroma metabolike”, ka thënë Routhenstein.
Ndryshe nga glukoza, fruktoza ka efekte të veçanta në metabolizëm.
“Kërkimet e fundit tregojnë se fruktoza nuk sillet njësoj si karbohidratet e tjera, sidomos kur merret në sasi të mëdha nga pijet me sheqer dhe ushqimet e shumëpërpunuara. Kaloritë e tepërta janë gjithmonë problem, por fruktoza mund të ndikojë ndryshe në metabolizëm, sidomos në mëlçi. Nuk është vetëm çështje ‘sheqeri’, por edhe forma, sasia dhe mënyra si konsumohet”, ka thënë dietologia Serena Poon.
Studimi thekson se mënyra si përpunohet fruktoza në trup anashkalon disa mekanizma të rëndësishëm të kontrollit të energjisë. Kjo mund të çojë në rritje të prodhimit të yndyrës, ulje të energjisë në qeliza dhe prodhim të substancave që lidhen me sindromën metabolike.
Sindroma metabolike përfshin një grup problemesh si mbipesha, rezistenca ndaj insulinës dhe rreziku për sëmundje të zemrës.
Përveç kësaj, fruktoza e tepërt lidhet edhe me sëmundjen e mëlçisë së yndyrshme, tensionin e lartë të gjakut, sëmundjet e veshkave e rritjen e rrezikut për disa lloje kanceri.
Ekspertët paralajmërojnë se konsumimi i lartë i fruktozës, sidomos nga pijet e ëmbla dhe ushqimet e përpunuara, mund të rrisë acidin urik dhe mundësinë e infeksionit të qelizave në trup. Gjithashtu, mund të ndikojë në oreks, ndjenjën e ngopjes dhe shëndetin e zorrëve.
Megjithatë, ata theksojnë se nuk duhet “demonizuar” çdo ushqim që përmban fruktozë.
“Frutat e plota janë pjesë shumë e shëndetshme e dietës. Ato përmbajnë fibra dhe përbërës të dobishëm që ngadalësojnë përthithjen e sheqerit dhe ndihmojnë në uljen e inflamacionit”, ka shpjeguar Routhenstein.
Ku gjendet fruktoza?
Fruktoza natyrale gjendet në fruta dhe mjaltë.
Ndërsa fruktoza e shtuar si ëmbëltues artificial gjendet shpesh në pije të gazuara dhe të ëmbla, çaje të ëmbëlsuar, ëmbëlsira dhe produkte të gatshme, karamele, salca të përpunuara dhe jogurt me shije frutash.
Si ta kufizoni?
Ekspertët rekomandojnë të lexoni etiketat e produkteve, të shmangni pijet me sheqer, të zgjidhni ushqime sa më natyrale dhe të konsumoni më shumë fibra, proteina dhe yndyra të shëndetshme.