Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Disa arsye për të ngrënë banane çdo ditë

Bananet

Bananet

Bananet jo vetëm që kanë shije të mirë, ato janë të mbushura me vitamina, minerale dhe fibra dhe janë të mira për shëndetin në përgjithësi.

Bananet janë burim shumë i mirë i kaliumi, i cili është i domosdoshëm për funksionimin normal të zemrës dhe muskujve, shkruan The Times of India.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kaliumi ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut si kundër efekt ndaj sodiumit (kripërave), duke ulur rrezikun nga tensioni i lartë dhe duke mbështetur shëndetin kardiovaskular në përgjithësi.

Bananet janë burim i mirë i energjisë pasi përmbajnë karbohidrate, ku përfshihen sheqernat e thjeshta natyrale si glukoza, fruktoza dhe sukroza. Këto sheqerna e bëjnë këtë frutë një zgjedhje shumë të mirë.

Bananet përmbajnë komponimin që quhet truptofan, një aminoacid të cilin trupi e shndërron në serotoninë, neurotransmetues i ndjenjave të mira. Pra bananet janë të mirë për rritjen e disponimit dhe uljen e simptomave të depresionit e ankthit, duke kontribuuar në shëndetin mendor.

Përveç kaliumit, bananet  përmbajnë edhe vitamina e minerale që i kontribuojnë shëndetit të zemrës. Për shkak që përmbajnë shumë fibra, bananet ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak duke ulur kështu edhe rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe sulmi.

Ato janë të pasura me vitamina e minerale esenciale, përfshirë vitaminën C e manganin, të cilat janë të nevojshme për eshtrat. Ato ndihmojnë trupin të prodhojë më shumë kolagjen, i cili ndihmon për fortësinë e dendësinë e eshtrave, duke ulur rrezikun nga osteoporoza dhe frakturat.

Bananet janë të mira për diabetin sepse përmbajnë sasi të lartë të fibrave, posaçërisht pektinës, e cila ndihmon absorbimin e sheqernave të shëndetshme. Kjo gjë ndihmon në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak, duke e bërë bananen frutë të përshtatshme për diabetikët.

Bananet ndihmojnë shëndetin e lëkurës sepse përmbajnë vitaminë A, C dhe E, të cilat njihen për përfitimet që ofrojnë për lëkurën. Këto vlera ushqyese ulin shenjat e plakjes, përmirësojnë teksturën dhe hidratimin e lëkurës.

Bananet përmbajnë sasi të bollshme të ujit, gjë që ndihmon trupin të qëndrojë i hidratuar.