Arroret si lajthitë, arrat, arrat indiane, fëstëkët e bademet konsiderohen të jenë shumë të shëndetshme, por ekspertët kanë veçuar fëstëkun si më të mirën.
RealSimple ka shkruar se dietologia Carrie Lopuli ka thënë që fëstëku i ka të gjitha vlerat e nevojshme ushqyese.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Fëstëkët janë arrore që përmbajnë shumë proteinë, gjë i bën opsionin shumë të mirë për të mbajtur stabil nivelin e sheqerit në gjak dhe ndihmojnë trupin të ruaj energjinë gjatë gjithë ditës”, ka thënë ajo.
Dietologia ka shtuar se këto arrore janë po ashtu të pasura më fibra e antioksidantë që ndihmojnë shëndetin e zorrëve dhe ulin inflamacionin.
Një tas i mbushur me fëstëk përmban 25 gramë proteinë, duke siguruar së paku çerekun e nevojave ditore që ka trupi.
“Arroret janë një grup ushqimesh me fuqi të madhe, sepse janë të pasur me yndyra të shëndetshme dhe lëndë ushqyese të rëndësishme. Janë opsion i lehtë për vegjetarianët apo për ata që thjesht duan të marrin më shumë proteina gjatë ditës”, ka shpjeguar Lupoli.
Ajo ka shtuar se përveç kësaj, ato i shtojnë kënaqësi çdo vakti.
Sipas Lupolit, nuk nevojiten receta të komplikuara për t'i përfshirë më shumë në vaktet ditore.
Ajo ka thënë se një grusht fëstëkë në kosin e mëngjesit, në sallata, thjesht si ushqim i veçuar në vend të atyre të pashëndetshme, mjafton për të përmirësuar dietën dhe për të pasuruar shijen e ushqimit tuaj.