Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

A ndihmon me të vërtetë birra kundër gurëve në veshka?

Birra

Birra

Ndërkohë që shumë persona vuajnë nga dhimbja që shkaktohet nga gurët në veshka, shumë e konsiderojnë birrën si “shpëtim”, por në fakt doktorët e kundërshtojnë këtë dhe e konsiderojnë si “mit”.

Pretendimet se konsumimi i birrës mund të ndihmojë personat me gurë në veshka që t'i largojnë përmes urinimit, janë të gabuara dhe doktorët e konsiderojnë si veprim të rrezikshëm, ka shkruar The Times Of India.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Birra nuk ndihmon në uljen e rrezikut nga gurët në veshkë. Prandaj është plotësisht një ‘mit’”, ka thënë doktori Atul D.Sajgure. 

Ai ka shtuar se është i befasuar nga kjo “metodë” pasi sheh shumë pacientë që në të vërtetë e kanë praktikuar.

“Në fakt, alkooli mund ta dehidrojë trupin dhe të rrisë rrezikun në afat të gjatë për të zhvilluar gurë në veshkë”, ka thënë doktori.

Pra, si mundet një pije alkoolike, e cila nga shumë njerëz konsiderohet si “hidratuese” ta përkeqësojë gjendjen e gurëve në veshkë?

“Shumë njerëz mendojnë se birra bën në punë për gurë në veshka, duke i shtyrë ata të dalin më shpejt nga kanalet urinare, por e vërteta qëndron te fakti se ajo mund ta përkeqësojë situatën”, ka thënë doktori Jatin Kothari. 

Ai ka shtuar se dehidratimi është një nga rreziqet më të mëdha kur dikush pi shumë birra. Ani pse birra është lëng, alkooli që gjendet në të ka efekt deuretik, gjë që e shtynë trupin të humbë më shumë lëngje.

Kur dikush pi alkool, trupi nuk e mban ashtu si e mban ujin. Në fakt, e bën trupin që të humbë më shumë lëngje përmes urinimit të shpeshtë.

Pra nëse dikush ka gurë në veshkë e mendon se birrat do t’i ndihmojnë, ajo që ai person po bën në të vërtetë është se po e dehidraton edhe më shumë vetën duke e “gënjyer” se po e hidraton.

“Pra, nëse dikush po pi shumë birra e jo mjaftueshëm ujë, mund të qojë në gjendje serioze dehidratimi. Kjo gjë jo vetëm që i koncentron mineralet në urinë, por edhe i rrit gjasat për formimin e gurëve në veshka”, ka shpjeguar Kothari.

Ka edhe një shtresë të këtij problemi që shumica e njerëzve nuk e kuptojnë. Birra e ndryshon kiminë e trupit që të funksionojë në atë mënyrë e të promovojë formimin e gurëve.

“Birra është e njohur për rritje të nivelit të acidit urik në trup. Niveli i lartë i acidit urik në urinë është faktor i madh që çon në formimin e gurëve në veshkë”, ka thënë Kothari.

Prandaj me konsumimin e birrës, jo vetëm që koncentrohen mineralet që tashmë do të ishin problem, por edhe krijohen kushte të reja në trup që favorizojnë zhvillimin e gurëve.

Sipas doktorit, kjo është sikur dikush t’i ndërtojë vet gurët në veshkë.

Të dy doktorët cekin të njëjtën zgjidhje të problemit se nuk duhet askush të ndjekë këshilla në rrjete sociale.

“Nëse doni të ndërmerrni hapa për menaxhimin dhe parandalimin e gurëve në veshkë, gjëja më e mirë që mund të bëni është të pini sasi të mjaftueshme të ujit, rreth 8-12 gota në ditë, në mënyrë që të urinoni mirë. Uji do ta ulë koncentrimin e mineraleve që do të mund të prodhojnë gurë në urinë”, ka thënë doktori Sajgure.

Edhe Kothari është i të njëjtit mendim, pra sa më shumë ujë që konsumoni aq më mirë do të jetë gjendja e veshkave për ata që kanë probleme.

Përveç ujit, ai ka rekomanduar të ulet konsumimi i kripës, pasi mund të nxisë formimin e kalciumit në urinë.

Ajo që mund të ndihmojë edhe më shumë, sipas doktorëve, është shtimi i limonit në ujë.

“Kur rritet niveli i konsumimit të limonit, rritet niveli i citratit në urinë, i cili është parandalues natyral i formimi të gurëve”, ka thënë Kothari.

Ndërkohë Sajgure ka thënë se dëshiron që pacientët të kuptojnë që gurët në veshka janë rezultat i shumë faktorëve të ndryshëm, të tillë si dieta, zakonet e hidratimit, konsumimi i shpeshtë i kripës, çrregullimet metabolike dhe predispozitat gjenetike.

“Menaxhimi i gurëve në veshkë ndryshon varësisht nga madhësia dhe tipi i gurit që ndodhet në trakt urinar”, ka thënë Sajgure.

Sipas tij, gurët e vegjël mund të dalin vet duke rritur konsumin e ujit si dhe ndihmën e medikamenteve, ndërkohë që gurët e mëdhenj duhen të hiqen përmes intervenimeve. Ai thekson se konsumi i birrës nuk është zgjidhje.