Shumë njerëz harrojnë se çmimet brenda një marke veture mund të lëvizin shumë. Vetëm sepse një veturë ka markën e luksit, nuk do të thotë që është e paarritshme për buxhetin tënd. Çdo markë e njohur luksoze ka modelet e saj më të përballueshme.
Tetë vetura që do të të bëjnë të dukesh dhe ndoshta të ndihesh si milioner:
1. Mercedes-Benz E-Class ose Volvo V70 Wagon
Çmimi: 5,000 - 12,000 dollarë
Familjet elitare i kanë përdorur shumë para se veturat e larta sportive të bëheshin trend.
2. Maserati GranTurismo (2008–2012)
Çmimi: 15,000 - 20,000 dollarë
Modeli i parë GranTurismo ngjan shumë me versionin 2025 që kushton mbi 100 mijë dollarë.
3. BMW 5 Series F10 (2011–2015)
Çmimi: 6,000 - 11,000 dollarë
Kjo veturë bën të duket sikur është e ndonjë biznesmeni edhe kur ka shumë kilometra.
4. Jaguar XK (2007–2010)
Çmimi: 10,000 - 15,000 dollarë
Ka një dizajn elegant dhe luksoz.
5. Mercedes-Benz SL (R230, 2003–2006)
Çmimi: 7,000 - 10,000 dollarë
Një kabriolet që e bën këtë veturë tepër tërheqëse.
6. Hyundai Equus (2011–2016)
Çmimi: 10,000 - 20,000 dollarë
Vetura është pa logon e zakonshme Hyundai, por ka vetëm një emblemë elegante që e bën të duket si një veturë të tipit të ri.
7. Audi A8 D3 (2004–2010)
Çmimi: 9,000 - 14,000 dollarë
Kjo veturë jep ndjesinë e një veture të qëndrueshme dhe shihet shpesh rrugëve.
8. Tesla Model X (2016–2017)
Çmimi: 20,000 - 30,000 dollarë
Forma e saj nuk ka ndryshuar shumë në nëntë vjet, prandaj shumë njerëz e ngatërrojnë veturën e vitit 2016 me atë të 2025-tës të 100,000 dollarëve.