Më në fund është koha për ta parë një prej shirave më të mrekullueshëm të meteorëve këtë vit: pamja e mahnitshme e njohur si Perseid.
Shiu i meteorëve Perseid, i cili njihet për prodhimin e dhjetëra meteorëve ndriçues që lënë vija ta gjata si gjurmë pas vetes, pritet të kulmojë të martën, shkroi CNN.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vitet e kaluara, prodhoi rreth 40-50 meteorë në orë, por këtë vit do të ketë më pak sipas NASA-s. Kjo për shkak se shiu Perseid po ndodh shpejt pas hënës së plotë të gushtit.
Hëna është në 85% të plotësisë së saj, që nënkupton se drita që vjen prej saj do t’i bëjë meteorët më vështirë të dukshëm. Por, sërish mund të shihni 10 deri në 20.
Mes natës së martë dhe orëve të hershme të së mërkurën meteorët do të jenë të dukshëm.