Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Robotët humanoidë ndihmojnë policinë në rrugët e Kinës për të drejtuar trafikun

Robotët n♪7 Kinë

Robotë humanoidë janë vendosur në kryqëzimet kryesore në qytetin kinez Hangzhou për të ndihmuar policinë e trafikut dhe për të orientuar këmbësorët gjatë periudhës së festave të majit.

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se gjithsej 15 robotë janë angazhuar për të mbështetur menaxhimin e qarkullimit në një nga qytetet më të njohura të teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në Kinë. 

Robotët janë parë duke drejtuar trafikun, duke ngritur krahët për të sinjalizuar lëvizjen e automjeteve dhe duke ndërvepruar me kalimtarët, raportoi të hënën “Euronews”.

Përveç rolit praktik, pajisjet kanë tërhequr edhe vëmendjen e qytetarëve dhe turistëve, të cilët janë ndalur për të bërë fotografi dhe video. 

Hangzhou njihet si një qendër e rëndësishme e zhvillimit të inteligjencës artificiale dhe është shtëpi e disa kompanive të mëdha të këtij sektori, përfshirë DeepSeek.