Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Qyteti indian ofron birra e shërbime të tjera falas për ata që votojnë

Birra

Shumë kompani në qytetin indian, Bengaluru, po ofrojnë ushqim falas e udhëtime me taksi për njerëzit që votojnë në zgjedhjet e përgjithshme të Indisë.

Bengaluru njihet si vend me dalje të ulët të votuesve gjatë zgjedhjeve.

Kështu që, hotelet, shërbimet e taksive dhe firma të tjera kanë lajmëruar iniciativa për të inkurajuar njerëzit të votojnë, shkroi BBC. 

Aty përfshihen birrat falas e kontrolle shëndetësore falas po ashtu.

Në disa prej lokaleve të ushqimit, konsumatorët duhet ta tregojnë shenjën në gisht që dëshmon se kanë votuar.

Edhe A ndihmon me të vërtetë birra kundër gurëve në veshka? Lifestyle 2 muaj më parë A ndihmon me të vërtetë birra kundër gurëve në veshka?

Qyteti do të votojë të premten në fazën e dytë të zgjedhjeve shtatëditore.

Në zgjedhjet e fundit në vitin 2019, qyteti kishte regjistruar përqindjen më të ulët të votuesve ndonjëherë.