Një qytetar nga Istogu ka gjetur në Junik një kuletë me plot para e kartela bankare, të cilat i ka dorëzuar në Stacionin Policor në Junik.
Policia ka treguar se në kuletë ishin 445 funta, 50 franga, 10 euro, 42,600 lekë dhe pesë kartela bankare.
“Me datë 06. 03. 2026, Policia ka identifikuar dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta, i njëjti është ftuar në Stacionin Policor Junik dhe nga zyrtarët Policor ju ka kthyer kuleta sё bashku me të holla”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarin për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.
Artikuj të ngjashëm
-
Qytetari në Istog gjen kuletën me rreth 3200 euro, dorëzon në Polici
-
Dyshohet se bëri pagesa prej 2,400 eurosh me kartelën e dikujt tjetër, arrestohet
-
Një 10-vjeçar dorëzon në Polici portofolin me mbi 1 mijë euro
-
Qytetari nga Shtimja dorëzon në Polici portofolin me një shumë të konsiderueshme parash
-
Një qytetar në Gjakovë i dorëzon 15 mijë euro në Polici, pasi i kishte gjetur në rrugë