Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar në Pejë ka dorëzuar në Polici një kuletë të cilën e kishte gjetur në rrugë.
“Me datën 21.07.2024, në Stacionin Policor në Pejë, ka ardhur qytetari, F.S. i cili ka sjellë një kuletë të cilën e kishte gjetur në rrugën “Vllazёria Tabaku” në Pejë. Në Kuletë kishte të holla dhe dokumente personale”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas njoftimit në kuletë kishte mbi 335 euro, 20 dollarë amerikanë, kartela bankare e dokumente personale.
Në njoftim thuhet se të gjitha i janë kthyer qytetares që i kishte humbur.
Artikuj të ngjashëm
-
Qytetari nga Istogu e dorëzon në Polici kuletën që e gjeti plot me para e kartela bankare
-
Dy qytetarë dorëzojnë në Polici mbi 10 mijë euro të cilat ishin raportuar të humbura
-
Qytetari në Istog gjen kuletën me rreth 3200 euro, dorëzon në Polici
-
Arrestohet një grua në Pejë për vjedhjen e mbi 176 mijë dollarëve dhe mijëra eurove
-
Nën kërcënim të thikës grabiten para në një lokal në Pejë