Kuriozitet

“Parasocial”, fjala e vitit 2025

Taylor Swift dhe Travice Kelce

“Parasocial” është zgjedhur fjala e vitit nga Fjalori i Cambridgeit për vitin 2025.

Kjo fjalë përdoret për të përshkruar një lidhje që njerëzit e ndiejnë me dikë që nuyk e njohin apo edhe me inteligjencën artificiale.

Psikologët kanë ditur prej kohësh që njerëzit mund të krijojnë marrëdhënie parasociale me personazhe fiktive.

Termi është shpikur në vitin 1956 nga sociologët Donald Horton dhe Richard Wohl. 

Një shembull i cituar nga Fjalori i Cambridgeit është këngëtarja Taylor Swift, e cila njoftoi fejesën e saj me Travis Kelce këtë vit, teksa shumë adhurues të tyre flasin për ndjenjat ndaj çiftit që shumica nuk e kishin takuar kurrë.

“Parasocial” është mbiemër përdorimi i të cilit është rritur ndjeshëm këtë vit, veçanërisht pas lidhjes që njerëzit kanë krijuar me chatbotet e inteligjencës artificiale, siç është ChatGPT-ja.

“Ky term që dikur ishte term akademik i sapecializuar, është përhapur shumë tani”, ka thënë Colin McIntosh, leksikograf në Fjalorin e Kembrixhit.