Kuriozitet

Një person në Australi vodhi kukullat Labubu në vlerë prej 5 mijë dollarësh

labubu

Një person nga Australia është arrestuar nga Policia pasi dyshohet të ketë vjedhur disa kukulla të njohura si Labubu në vlerë prej 5.000 dollarësh amerikanë.

Policia e Victorias ka bastisur një pronë në Melbourne të martën, duke kapur 43 kukulla, disa prej të cilave ishin speciale në vlerë prej 500 dollarë. Detektivët kanë thënë se koleksioni është rrëmbyer nga një qendër shopingu gjatë katër aksioneve të vjedhjeve të ndodhura nga muaji korrik, shkruan BBC.

Krijesa e ngjashme me elf nga prodhuesi kinez Pop Mart ka trupa prej pelushi dhe fytyra vinili, të zbukuruara me veshë të mprehtë dhe një buzëqeshje djallëzore që tregon saktësisht nëntë dhëmbë.

Ato janë bërë tepër të famshme në gjithë botën, duke shkaktuar radhë të gjata të veturave jashtë dyqaneve dhe fitime të mëdha për krijuesin.

Me një njoftim për shtyp me titull “Këto Labubu nuk janë për ty”, Policia e Victorias ka thënë se 40-vjeçari ishte i ngarkuar me katër akuza për vjedhje.

Ai është liruar me kusht dhe do të paraqitet para gjykatës së Melbournit  në maj gjatë vitit të ardhshëm.