Kuriozitet

Nga punësimi i magjistarëve, deri te trajnimi i kafshëve – disa fakte “sekrete” rreth CIA-s

CIA

Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) është një nga mbrojtësit kryesorë të SHBA-së kundër kërcënimeve të huaja. E vërteta është se ne nuk shohim gjithmonë shumë nga puna që bën kjo agjenci për ta mbrojtur SHBA-në. Megjithatë herë pas here, ata lejojnë publikun të hedhë një vështrim të vogël brenda.

Më posht i keni disa fakte interesante e “sekrete" rreth CIA-s:

1. CIA kaloi disa transformime para se të bëhej agjencia që njohim sot

Para Luftës së Dytë Botërore, SHBA-ja, si shumica e vendeve, nuk kishte një agjenci të caktuar inteligjence. Pas luftës, në vitin 1941, gjërat ndryshuan me formimin e Zyrës së Koordinatorit të Informacionit (COI).

Një vit më vonë, COI u riemërua si Zyra e Shërbimeve Strategjike (OSS).

Në vitin 1945, OSS u shndërrua në Njësinë e Shërbimeve Strategjike (SSU), më pas në Grupin Qendror të Inteligjencës në 1946, dhe më në fund në Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA) në vitin 1947.

2. Ka një Starbucks të veçantë dhe super-sekret në selinë e CIA-s

Agjentët e CIA-s, ashtu si të gjithë të tjerët, kanë nevojë për dozën e tyre të kafeinës. Për këtë shërben Starbucksi në zemër të selisë në Langley.

Por ky nuk është një dyqan i zakonshëm. Ai quhet “dyqani numër 1”, dhe këtu askush nuk të pyet për emrin për ta shkruar në gotën tënde.

3. Ata hodhën themelet për teknologjinë që çoi në krijimin e Google Earth

Google Earth është sot i domosdoshëm për të eksploruar botën, por kjo teknologji u bë e mundur falë CIA-s. Në vitin 2003, CIA investoi në një kompani të quajtur Keyhole, e cila po zhvillonte një sistem 3D që përdorte satelitë për ta hartuar Tokën.

Google më vonë e bleu kompaninë dhe kështu lindi Google Earth.

4. Jo të gjithë ata që punojnë për CIA-n janë në misione sekrete

Harroni atë që shihni në filma. Puna në CIA nuk është gjithmonë rreth spiunëve dhe misioneve të fshehta. Një pjesë e punonjësve janë bibliotekarë, sekretarë, kontabilistë, analistë dhe inxhinierë. Ata punojnë orar zyre nga 9 deri në 5.

Edhe pse duhet të mbajnë të fshehta detajet e punës, nuk kanë pse t’u gënjejnë familjarëve për vendin ku punojnë.

5. Ish-agjentët nuk mund të zbulojnë sekrete edhe pasi dalin në pension

Fakti që nuk punon më për CIA-n, nuk do të thotë se mund të flasësh lirshëm për operacionet e saj.

Nga momenti që fillon punë, nënshkruan një kontratë që thotë se nuk mund të publikosh asgjë pa miratimin e agjencisë. Bordi i rishikimit të publikimeve të CIA-s lexon çdo material të shkruar nga ish-apo punonjës aktual për të siguruar se nuk po zbulohet asgjë e ndaluar.

6. Agjencia kishte një rrjet burgjesh sekrete

Në fillim të vitit 2002, gazetarët zbuluan ekzistencën e burgjeve sekrete të CIA-s, të quajtura “black sites”. Raportet tregonin se agjencia mbante ilegalisht të arrestuar dhe torturonte persona në këto burgje.

Këto vende sekrete gjendeshin në Evropë, Afrikë dhe në Lindjen e Mesme, dhe vetëm disa zyrtarë të lartë e dinin vendndodhjen e tyre.

Në vitin 2006, pasi u kapën, Qeveria amerikane u detyrua t’i mbyllte.

7. Tentimi për të krijuar mace spiune

Gjatë Luftës së Ftohtë, CIA ishte e gatshme të provonte gjithçka.

Një program i quajtur “Acoustic Kitty” përfshinte implantimin e pajisjeve dëgjimi tek macet për t'i futur në bazat armike. Implantimi ishte pjesa më e lehtë — problemi ishte se macet, siç e dinë të gjithë, nuk e kanë zakon të ndjekin urdhra.

Projekti u braktis.

8. CIA stërviti zogj për të spiunuar bazat armike

Së pari u krijua një kamerë shumë e vogël dhe e lehtë për t’u mbajtur nga një zog.

Përmes “Operation Tacana”, ata i vendosën kamerat mbi pëllumbat dhe i lejuan të fluturonin mbi territoret armike.

Pëllumbat ishin spiunët perfektë, sepse kishte aq shumë sa askush nuk dyshonte. Dhe ndryshe nga macet, ata ktheheshin me fotografitë.

9. CIA ka punësuar magjistarë

Jo për festa ditëlindjesh, por për t’u mësuar agjentëve truke të përdorshme në terren.

Një nga magjistarët ishte John Mulholland.

Këshillat e tij u botuan më vonë në “Manualin Zyrtar të CIA-s për Mashtrim dhe Mashtroje”, që përfshin instruksione për ndërrimin e objekteve apo komunikimin sekret me partnerin.

10. CIA ka muzeun e saj, por ti nuk mund ta vizitosh

Në selinë e CIA-s në Langley ndodhet Muzeu i CIA-s, që ekspozon pajisje të spiunazhit dhe artefakte nga dekada misione.

Fatkeqësisht, nuk është i hapur për publikun — por një tur virtual mund të shihet në faqen e agjencisë.