Kuriozitet

Hajdutët e veshur si Robin Hoodi dhurojnë ushqimet që i vodhën, në protestë për çmimet e larta

hajna

Hajna të veshur si  Robin Hoodi kanë bastisur një dyqan ushqimor në Montreal të martën dhe gjërat që i vodhën aty në shenjë proteste kundër rritjes së çmimeve të ushqimeve i dhuruan. Kjo ndodhi vetëm disa javë pasi i njëjti grup shënjestroi një dyqan ushqimor të veshur si babadimri dhe elfët e tij.

Një grup aktivistësh që e quan veten “Robins des Ruelles” (Robinët e Rrugicave) thanë se rreth 60 persona, disa të veshur në stilin e Robin Hoodit, hynë në dyqanin ushqimor, morën ushqime pa paguar dhe i shpërndanë në komunitet duke e cilësuar këtë si “akt politik” kundër inflacionit.

Kostoja e jetesës është bërë çështje e rëndësishme në Kanada, ku inflacioni është rritur me 4.7% midis nëntorit 2024 dhe 2025 – mbi dyfishi i normës së inflacionit, raportoi CNN. 

“Çdo ditë po punojnë pa pushim vetëm që të mund të blejmë ushqim në ato supermarkete. Kur bërja e dy punëve nuk është e mjaftueshme për të ngrënë, për të pasur një çati mbi kokë dhe për t’u kujdesur për familjen tënde, çdo mjet bëhet i ligjshëm”, ka shkruar në një deklaratë grupi.

Policia ka hapur hetim për vjedhjen, por ende nuk ka arrestuar dikë.