Një elefant qëndron jashtë një tempulli në Indinë jugore. Por nga afër, nuk është gjithçka ashtu siç duket.
Ky është një elefant robotik.
Veshët e tij mund të valëviten, feçka e tij të lëvizë dhe bishti i tij të lëkundet, por të gjitha këto lëvizje mundësohet nga energjia elektrike.
Elefantët e mëdhenj meshkuj kanë pasur një vend të rëndësishëm në ritualet dhe ceremonitë e shenjta në Kerala për shekuj me radhë.
Dhe nderimi i elefantëve nuk është një koncept unik për Keralën ose Hinduizmin. Budistët besojnë se elefantët janë të ngjashëm me Budën, duke simbolizuar durimin, mençurinë dhe iluminizmin.
Edhe
2-vjeçarja bëhet perëndeshë në Nepal
Por shqetësimet në rritje në lidhje me abuzimin me elefantët dhe incidentet e rrezikshme nënkuptojnë se një robot tani është një alternativë ndaj kafshës së vërtetë.
Këta janë krijuar në një punishte nga ekipi i Prasanth Prakashanit.
Me një kosto prej rreth 6.000 dollarësh secili, elefantët robotikë po dërgohen në të gjithë botën, nga Amerika e Veriut në Dubai.
PETA dhe organizata të tjera joqeveritare kanë dhuruar 26 elefantë robotikë në tempuj në të gjithë Indinë.
“Kishim disa video virale me këta elefantë robotikë dhe atëherë Khushboo Gupta nga PETA India na kontaktoi. Ata donin që ne të bënim elefantë robotikë për të zëvendësuar elefantët e gjallë në tempuj dhe na dhanë porosinë e parë”, ka thënë Parakashiani.

Pavarësisht kufizimeve më të rrepta për zotërimin dhe mbajtjen e elefantëve, në Kerala ka ende gati 400 kafshë të robëruara, nga rreth 2,500 sa vlerësohet se janë në të gjithë Indinë.
Ky numër është ulur për gjysmë që nga viti 2010.
Edhe
Punëtorët e mbetjeve elektronike në Indi përballen me rreziqe toksike për shëndetin
Administratorët e Tempullit thonë se elefantët robotikë zbusin frikën e tyre se një sulm nga elefanti mund të lëndojë ose vrasë anëtarët e komunitetit që marrin pjesë në festivalet e tyre, edhe nëse tempulli ka sigurim për të kompensuar të prekurit.
“Sigurisht, ne kemi sigurim, por vetëm paratë e sigurimit nuk janë të mjaftueshme. Si do të funksionojë shtëpia e atij personi? Ata mund të kenë fëmijë, grua ose prindër për të cilët duhet të kujdesen. Ndonjëherë, personi i ndjerë mund të jetë i vetmi që siguron jetesën në një familje”, ka thënë një prift i tempullit në Kerala.
Elefantët robotikë janë krijuar nga kallëpe prej fibrash qelqi.
Pjesët lëvizëse të gomës formohen nga artistë që u kushtojnë vëmendje të madhe detajeve të imëta, nga lëkura e rrudhosur e kafshës deri te venat që dalin nga veshët e saj të hapur.
I gjithë procesi, tani i merr Prakashanit dhe ekipit të tij rreth 15 ditë.
Megjithatë, elefantët ende nuk ecin.
Edhe
Njerëzit mund të kenë aftësi rigjeneruese
“Ne kurrë nuk mund t’i kopjojmë elefantët origjinalë, ashtu siç nuk mund të kopjojmë një qenie njerëzore. Por po bëjmë përpjekjet tona 100%. Ndoshta kemi pasur sukses rreth 50% ose 60%. Në të ardhmen, plani ynë është të bëjmë elefantë që ecin. Shpresojmë që kjo të ndodhë”, ka thënë ai.
Megjithatë, tradicionalistët dhe pronarët e elefantëve thonë se elefantët e gjallë nuk mund të zëvendësohen, sepse ata përfaqësojnë hyjnoren.