Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
LAJMET E MBRËMJES

Zeqiri dënohet me 20 vjet burgim për vrasjen me thikë të Canit

20 vjet burgim i është shqiptuar Bardhyl Zeqirit, për vrasjen e Ismail Canit.

Gjykata Themelore në Gjilan, gjatë së premtes, ka shpallur aktgjykimin ndaj Zeqirit, ku edhe e shpalli fajtor për vrasjen e ndodhur gjatë vitit të kaluar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për të dëgjuar vendimin përfundimtar, në sallën e gjykimit erdhën shumë familjarë të viktimës, por të cilët nuk deshën të flasin për dënimin.

Zeqiri në seancë u fut me një jelek antiplumb.

Ankesë për shkak të shkeljeve gjatë shqyrtimit gjyqësor, ka paralajmëruar avokati mbrojtës i të akuzuarit.

“Në afatin ligjor të parashtrojmë ankesë, ka çështje të cilat normalisht kanë mbetur të mangëta në shqyrtimin gjyqësor, realisht po flasim për një vrasje të rëndë për motive të ulëta ku protagonistja kryesore është refuzuar mu ndëgju si dëshmitare”, ka thënë avokati Ilir Shaqiri.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Gjilan, më 24 qershor 2021, në Gjilan, në një kafene i akuzuari me dashje ka privuar nga jeta viktimën për motive të ulëta.

Aty thuhet se të njëjtit kanë pasur paraprakisht mosmarrëveshje verbale, për shkak të bashkëshortes së viktimës, dhe pas kësaj i akuzuari e ka privuar nga jeta të ndjerin duke e prerë me thikë në fyt.