Prokuroria e Posaçme në Shqipëri ka goditur një grup të strukturuar kriminal, i përfshirë në trafik ndërkombëtar të kokainës. SPAK njoftoi se rrjeti trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt Shqipërisë dhe paratë e përfituara i investonte në ndërtim, hoteleri apo konsulencë.
SPAK njoftoi tutje se autoritetet kanë sekuestruar pasuri në vlerë prej rreth 150 milionë eurosh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurisë me burg për dhjetë persona, shtetas shqiptarë, të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike, pastrim të produkteve të veprës penale dhe grup i strukturuar kriminal.
Të martën gjatë kontrolleve në lokacionet e të dyshuarve, autoritetet shqiptare kanë gjetur dhe arrestuar vetëm njërin të dyshuar, ndërsa po kërkohen dy të tjerë, e 7 të dyshuar të tjerë nuk gjenden në Shqipëri.
Nga hetimet e kryera, dyshohet se personat ndaj të cilëve është zhvilluar hetim kanë trafikuar të paktën 50 tonë kokainë. Autoritetet thanë se janë provuar pesë episode të trafikimit të kokainës nga Ekuadori dhe Kolumbia në Belgjikë dhe Holandë.
Autoritetet thanë se nga hetimet është provuar se një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave të përfituara nga trafiku ndërkombëtar i kokainës janë transferuar në Shqipëri, në formën monetare kesh për të shmangur sistemin bankar dhe më pas janë investuar në pasuri të paluajtshme, në krijimin dhe blerjen e aksioneve të kompanive tregtare, shoqëri të ndryshme kryesisht në fushën e ndërtimit, hotelerisë, konsulencës e të tjera.
Gjykata ka vendosur nën sekuestro 491 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, në pronësi të drejtpërdrejtë, apo të tërthortë të personave nën hetim. Bëhet fjalë për pasuri apo aksione të nëntë shoqërive tregtare. Autoritetet thanë se janë sekuestruar 266 pasuri të paluajtshme të llojeve tokë arë, tokë truall, hotel, poste parkimi dhe apartamente, me vendndodhje në Tiranë, Durrës, Elbasan, Hamallaj, Lezhë, Shkodër, Himarë, Sarandë. Gjithashtu janë sekuestruar 209 llogari bankare. Vlera e pasurive të sekuestruara është rreth 150 milionë euro, sipas SPAK-ut.
Aksioni i SPAK-ut u mbështet nga Eurojusti, Europoli, autoritetet gjyqësore të Ekuadorit, Francës, Kolumbisë, Holandës, NCA dhe agjenci të tjerë ligjzbatuese në Shqipëri.