Një ditë pasi u lirua nga spitali, kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani, ka mohuar pretendimet e kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, se sulmi ndaj tij ndodhi për shkak të etiketimeve si: “Sami Serbia”. Ai thotë se rasti ka të bëjë me disa dokumente që sipas tij, dëshmojnë keqpërdorime milionëshe në ndërtim.
Pretendimet e kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, se kryetari i degës së Lëvizja Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani, u sulmua për shkak të etiketimeve si “Sami Serbia”, i mohon vetë Mehani.
Një ditë pasi u lirua nga spitali, Mehani jep versionin e tij duke thënë se sulmi ndodhi për shkak të disa dokumenteve që sipas tij, lidhen me metra katrorë mbi ndërtim të kundërligjshëm, në vlerë prej 13 milionë eurosh.
“Sulmi ka ardhur për këtë email dhe për këto dokumente që janë bonuse, janë metra katror mbi ndërtim të kundërligjshëm që shkojnë në vlerën diku 13 milion euro. Pra unë kam qenë në Komunë, ditën e djeshme në orën 08:15 e nëse zoti Lushtaku ka pasur me më sulmu... unë kam qenë në zyrën e personelit që është ngjitur me zyrën e zotit Lushtaku por nuk ka të bëjë me atë. Kur ka ardhur ky email për shkak edhe të ankesave në agjencinë për informim dhe privatësi që flasin për keqpërdorimin në vlerë milionëshe”, ka theksuar Mehani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se Lushtaku duke e goditur në publik, ka dashur t’i tregojë masës presionin ndaj atyre që e kundërshtojnë.
“Në ora 12:00 zoti Lushtaku në mes të qytetit më ka sulmuar. Pra qëllimi i zotit Lushtaku nuk ka qenë dhunë fizike por ka qenë dhunë për me i tregu masës për nivelin e emancipimit që duhet me qenë për ata që guxojnë me kundërshtu atë”, është shprehur Mehani.
Ai pretendon se nuk ka ndërruar asnjë fjalë me Lushtakun.
“Derisa po bashkëbisedonim me deputeten Fejza më tha se po e shoh Sami Lushtakun dhe unë për të shmangur çfarëdo mundësie për fjalë nuk e ktheva kokën dhe vazhdova bisedën për çështjen që ishin duke biseduar. Në momentet e fundit e kam dëgju zoti Lushtaun që ka thënë “ke thënë” po se ka përfunduar fjalinë dhe më ka goditur me telefon tanaj edhe me mjete të forta tjera, kanë fillu sulm kështu… prej zotit Lushtaku fillimisht, jam mundu me u mbrojt, pastaj me karrige po ashtu prej zotit Lushtaku dhe tanaj prej trup rojave të tij”, ka theksuar Mehani.
Një ditë më parë, kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku në një formë e mohoi se ai vetë e ka sulmuar Mehanin.
“E kam një jetë në shërbim të vendit kurse etiketat si "Sami Serbia" qytetarët nuk i tolerojnë më prandaj edhe reaguan!”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.