Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
LAJMET E MBRËMJES

Mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listën e votuesve për zgjedhjet lokale. Në mbledhjen e mbajtur të shtunën u bë e ditur se më 12 tetor do të kenë të drejtë vote 2 milionë e 69 mijë e 95 persona. Mbledhja u shoqërua me debat e përplasje mes përfaqësueses së Listës Serbe dhe atyre të partive shqiptare në KQZ

Dy milionë e 69 mijë e 98 qytetarë do të kenë të drejtë vote në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të shtunën ka certifikuar listën e votueseve, e cila përfshin edhe ata nga diaspora.

Dy milionë e 25 mijë e 105 qytetarë do të votojnë brenda Kosovës e 43 mijë e 993 me postë.

“Kjo listë përfshin shtetasit me të drejtë vote që arrijnë moshën 18 më 12 tetor, dhe po ashtu edhe të gjithë personat e tjerë që jetojnë jashtë Kosovës dhe ata që jetojnë në Kosovë... votues që për herë të parë kanë arritur të votojnë për herë të parë janë 26 mijë e 799 votues që kanë arritur moshën 18-vjeç pas zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe 10.700 votues që janë për herë të parë për këtë vit aktivizohen në kuadër të regjistrit civil”, ka thënë përfaqësuesi i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani.

Procesi zgjedhor do të organizohet në 938 qendra të votimit me gjithsej 2 mijë e 625 vendvotime.

Në fakt, mbledhja e së shtunës e KQZ-së u shoqërua me përplasje verbale mes anëtares së Listës Serbe, Gordana Laban dhe anëtarëve të partive shqiptare.

Edhe 2,069,098 persona me të drejtë vote në zgjedhjet lokale të 12 tetorit Arbëri 10 muaj më parë 2,069,098 persona me të drejtë vote në zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Laban u ankua për vonesën në shpërndarjen e materialeve të mbledhjes dhe kërkoi të shohë dizajnët e fletëvotimeve dhe broshurave përpara votimit për miratimin e tyre.

Megjithatë, dizajni i fletëvotimeve dhe broshurave u miratua.

Anëtarët e KQZ-së nga radhët e Vetëvendosjes, Sami Kurteshi e Alban Krasniqi, abstenuan, duke thënë se do të miratojnë vetëm fletëvotimet ku nuk figuron Lista Serbe.