Kryetarja e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns, ka ngre alarm se në Kosovë po kontrabantohen armë nga Serbia dhe po ruhen në kishat ortodokse serbe. Sipas saj, transporti bëhet nëpërmjet autoambulancave dhe se këtë informatë tashmë e ka qeveria britanike.
Në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar është ngre alarmi se kishat serbe po shërbejnë si vende ku po ruhen armë të kontrabanduara nga Serbia në Kosovë
Gjatë një debati për kujtimin e gjenocidit serb në Srebrenicë, deputetja Alicia Kearns, e cila është edhe ryetare e Komisionit të Punëve të Jashtme, tha se Qeveria britanike është informuar nga KFOR-i se këto armë mbërrijnë me ambulanca nga Serbia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Qeveria është e vetëdijshme – e edhe ushtarët tanë të sapokthyer nga shërbimi në KFOR – se ka armatim që kontrabandohet me ambulanca nga kufiri prej Serbisë, në kishat ortodokse. Kur trupat tanë janë në dijeni për këtë dhe përpiqen të marrin leje dhe t’i kapin, leja zgjatet shumë. Deri në momentin që sigurohet leja – ‘befasishëm’ – një ambulancë u paraqit në kishë dhe nxori përsëri të gjitha armët”, tha Kearns.
KOHA i ka dërguar pyetje KFOR-it përkitazi me pretendimet e shprehura në parlamentin britanik. KFOR-i ka thënë se po i verifikon informacionet e dhëna aty.
“Jemi duke verifikuar faktet dhe do të ofrojmë një përgjigje të plotë së shpejti”, thuhet në përgjigje të shkurtë për KOHËN.
Deputetja Kearns kërkoi nga Britania që t’i qëndrojë krah Kosovës.
“I bëj thirrje Qeverisë që ta bëjë të qartë se Mbretëria e Bashkuar qëndron pranë sovranitetit territorial dhe demokracisë së Kosovës. Për ta bërë këtë ne duhet të zgjerojmë mandatin e KFOR-it për të siguruar një qasje më proaktive, për ta luftuar kontrabandën e armëve dhe milicitë në veri të Kosovës”, tha Kearns.
Në këtë seancë Kearns ka thënë se vendet perëndimore janë duke e dënuar Kosovën dhe shprehu kritikën që të njëjtën gjë nuk janë duke e bërë ndaj Serbisë.