Më 5 prill të vitit 1999, në masakrën e kryer nga ushtria dhe policia serbe janë ekzekutuar 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth. Rezalla, nga lufta e fundit doli me 44 të zhdukur. Dy viktima janë gjetur në ditët e para të pasluftës në fshat e 29 të tjera në varrezën masive Gurorja në Rudnicë të Rashkës. Të tjerët ende rezultojnë të zhdukur
Qytetarë të shumtë e liderë institucionalë kanë bërë homazhe në kompleksin e varrezave në fshatin Rezallë të Skenderajt, të dielën, për të kujtuar 98 banorët e këtij dhe disa fshatrave të tjera, në 27-vjetorin e masakrës së kryer nga forcat serbe.
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka thënë se krimi serb nuk mund të harrohet teksa ka theksuar se institucionet do të angazhohen për drejtësi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Por gjurmët e krimit nuk do të fshihen kurrë e krimet e Serbisë nuk do të harrohen kurrë. Ato do të mbahen mend gjatë e përherë në kujtesën e familjarëve të tyre, por edhe në kujtesën tonë kolektive. Si institucione të Republikës së Kosovës do të angazhohemi që të ketë drejtësi edhe për masakrën e Rezallës, por edhe për të gjitha masakrat, vrasjet, dhunimet, shkatërrimet e dëbimet që Serbia i ka bërë në Kosovë”, ka thënë Haxhiu.
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka kërkuar nga institucionet të bëjnë më shumë për familjet e prekura nga kjo tragjedi.
“Të gjitha ato vrasje dhe masakra që kanë ndodhur, vërtet presim më shumë, sidomos familjarët presin që institucionet të bëjnë më shumë edhe për familjet, edhe për vendin e tyre. Falë gjakut të tyre ne jemi sot këtu. Prandaj është obligim që të respektohet mundi, sakrifica dhe gjaku i secilit”, ka thënë ai.
Banorët e fshatit Rezallës janë shprehur se dhimbja për humbjen e familjarëve të tyre është ende e freskët.
“Për ne sot është si atë ditë kur i kemi varrosur. Vëllanë e kemi varrosur pas 7 vjetësh, babanë pas 17 vjetësh – për 17 vite nuk e kemi ditur ku është. Sot për ne është njësoj si atëherë, e kujtojmë çdo moment, kur na e morën babanë nga dora”, ka thënë Emine Hajdari, që ka humbur dy familjarë.
Humbje të familjarëve ka edhe Rexhep Gashi.
“Këtu kam babain dhe dy axhallarët. Babai është vrarë në vitin 1998 në fshatin tonë, ndërsa axha i ka shpëtuar masakrës, por pas një muaji, bashkë me vëllanë e tij, janë vrarë këtu. Emocionet janë pothuajse të njëjta si atë ditë, dhimbja është e njëjtë”, ka thënë Gashi.
E Zenel Malaj ka thënë se babai i tij, i pushkatuar, është rivarrosur pas 15 vjetësh. “Jam djali i Sadik Malajt, i pushkatuar në fshatin Rezallë. Për ne gjithçka është e freskët si atë ditë kur i gjetëm kufomat. Janë plagë të pashëruara. Më 5 prill 2014 i kemi rivarrosur”, është shprehur Malaj.
Më 5 prill të vitit 1999, në masakrën e kryer nga ushtria dhe policia serbe janë ekzekutuar 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth.
Rezalla, nga lufta e fundit doli me 44 të zhdukur. Dy viktima janë gjetur në ditët e para të pasluftës në fshat e 29 të tjera në varrezën masive Gurorja në Rudnicë të Rashkës.
Të tjerët ende rezultojnë të zhdukur.