Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
LAJMET E MBRËMJES

DASH: Presim nga Serbia që autorët e sulmit në Banjskë të japin përgjegjësi pa vonesa

Në përvjetorin e parë të sulmit në Banjskë të Zveçanit, Departamenti Amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Serbisë që autorët e sulmit në Banjskë, në shtator të vitit të kaluar, të japin përgjegjësi pa vonesa. Derisa thirrje që përgjegjësit e sulmit në Banjskë të dalin para drejtësisë kanë bërë edhe ambasadorët e tjerë të vendeve të QUINT-it, si dhe Bashkimi Evropian.

SHBA-ja e ka përsëritur thirrjen ndaj Serbisë që autorët e sulmit në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar të japin përgjegjësi pa vonesa.

Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se të gjithë të përfshirët duhet të sillen para drejtësisë”
“Të gjithë ata që janë përfshirë në planifikimin dhe ekzekutimin e sulmit në Banjskë më 24 shtator të vitit 2023, duhet të sillen para drejtësisë”, thuhet në përgjigjen e DASH-it. 

Thirrje në përvjetorin e parë të sulmit në Banjskë kanë bërë edhe ambasadorët e tjerë të vendeve të QUINT-it. Ata kërkuan që përgjegjësit e sulmit në Banjskë të dalin para drejtësisë.

Thirrje të tilla ka bërë edhe Bashkimi Evropian.

Të martën është bërë një vit nga sulmi terrorist në Banjskë.

Edhe BE-ja shpreh keqardhje që Serbia s’i ka marrë veprimet e nevojshme në sulmin në Banjskë LAJMET E MBRËMJES 2 muaj më parë BE-ja shpreh keqardhje që Serbia s’i ka marrë veprimet e nevojshme në sulmin në Banjskë

Në Kosovë janë mbajtur disa aktivitete për të nderuar heroin Afrim Bunjaku. Një rrugë rajonale që çon për në Banjskë ka marrë emrin e Bunjakut. 

Më 11 shtator, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë kundër ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, dhe 44 personave të tjerë. 

Ata akuzohen se me dhunë e me armatim të rëndë tentuan ta shkëpusnin pjesën veriore dhe t’ia bashkonin Serbisë. 

Ndaj tyre rëndojnë veprat penale si “Kryerja e veprës terroriste”, “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit”, si dhe “Shpëlarja e parave”.

Edhe BE-ja shpreh keqardhje për mungesën e veprimeve të Serbisë për sulmin në Banjskë Arbëri 2 muaj më parë BE-ja shpreh keqardhje për mungesën e veprimeve të Serbisë për sulmin në Banjskë

Sipas aktakuzës, shteti i Serbisë ia vuri në dispozicion grupit të Radoiçiqit infrastrukturën ushtarake dhe i ofroi armë. 

Po ashtu, në dokument theksohet se Radoiçiq u fuqizua duke siguruar tenderë në vlerë rreth 100 milionë euro, shumica nga shteti serb, por edhe nga buxheti i Kosovës.