LAJMET E MBRËMJES

Besnik Salihu dënohet me 25 vjet burgim për vrasje, vëllai i tij lirohet nga akuza

Besnik Salihu dënohet me 25 vjet burgim për vrasje, vëllai i tij lirohet nga akuza

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Besnik Salihut duke e dënuar me dënim unik prej 25 vjetësh burgim për rastin e vrasjes së ndodhur në mars të 2023-tës në fshatin Dumnicë të Podujevës, kurse, vëllai i tij, Ilaz Salihu, i akuzuar për ndihmë në kryerjen e vrasjes, u lirua nga akuza.

Me 25 vjet burgim e ka dënuar Gjykata Themelore në Prishtinë, Besnik Salihun, për vrasjen në Dumnicë të Podujevës tre vjet më parë. Vëllai i tij Ilaz Salihu është liruar nga akuza. 

Besnik Salihu është shpallur fajtor për akuzën se më 26 mars të vitit 2023 vrau me armë zjarri, duke e qëlluar dy herë në kokë S.S. 

Sipas vendimit, Salihu u dënua me 24 vjet burgim për “vrasje”, vepër kjo që u rikualifikua nga “crasje e rëndë”, dhe 1 vit e 6 muaj për “armëmbajtje pa leje”. 

Gjykata shpalli dënim unik prej 25 vjetësh burgim.

“I pandehuri Besnik Salihu është fajtor për shkak të veprës penale vrasje e kualifikuar nga vepra penale ‘Vrasje e rëndë’ si dhe “mbajtja në kontroll, pronësi ose posedim të paautorizuar të armëve’ andaj gjykata të akuzuarin Besnik Salihun e gjykon për veprën penale ‘Vrasje e rëndë’, burgim në kohëzgjatje prej 24 vjetësh e për veprën penale ‘Armëmbajtje pa leje’ dënim me kohëzgjatje prej 1 viti e 6 muaj”, ka thënë kryetari i trupit gjykues, Alban Ajvazi. 

Sipas aktakuzës, më 26 mars 2023, rreth orës 18:08 minuta, në fshatin Dumincë e Epërme, Komuna e Podujevës, pas një mosmarrëveshjeje mes të akuzuarit Besnik Salihu dhe tani të ndjerit S.S., i akuzuari në mënyrë dinake dhe papritur iu afrua të ndjerit S.S. me qëllim që ta vriste. 

Ndërsa vëllai i tij, i pandehuri Ilaz Salihu, sipas aktakuzës me dashje ndihmoi vëllain e tij, të akuzuarin Besnik, duke i premtuar se do t’i fshehë provat e kryerjes së veprës penale. 

I akuzuari Besnik Salihu obligohet edhe për shpenzimet e procedurës gjyqësore në shumën prej 100 eurosh si dhe 50 euro të tjera për fondin për kompensimin e viktimave të krimit.

Ndaj këtij vendimi, palët kanë të drejtë të ankohen në afat prej 30 ditësh.