Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një i plagosur në një lokal në Lipjan

Shiriti i Policisë

Foto: Ilustrim

Një person është plagosur pas të shtënave me armë zjarri në një lokal në Lipjan, të enjten në mbrëmje.

Zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se Policia ka nisur hetimin lidhur me rrethanat e ngjarjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 22:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në një lokal në Lipjan. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar për një person të plagosur. Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e kësaj ngjarje”, ka thënë ajo për KOHËN.

Detaje të tjera s’janë bërë të ditura.